Frederic Abrahams është dëshmitari i radhës i Zyrës së Prokurorit të Specializuar në gjykimin kundër Thaçit dhe të tjerëve. Ai punon për “Human Right Watch” por sipas avokatëve mbrojtës dëshmitari ndërkombëtar nuk e ka të bazuar pjesën më të madhe të dëshmisë së tij dhe se e njëjta bazohet më shumë në opinione.
Avokati i Kadri Veselit, Ben Emmerson, tha se duhet gjetur baza për pyetje meqë shumica e dëshmisë së tij nuk kanë asnjë lloj burimi.
Sipas Emmerson, dëshmitari ka dhënë dëshmi të konsiderueshme por që ato janë opinione të tij për strukturën e komandimit të UÇK-së dhe mendime të tij për kategoritë që mund të konsiderohen si kolaboracionistë.
“Mendimet e tij janë që disa nga gjërat që ndodhin janë se janë thjeshtë politike të UÇK-së, dhe ai thotë ‘sikur të mos behej kjo, mund të mos kishte ndodhur kjo’. Pra në një rast, pas sulmit të pas qershorit 1999 vet raporti thotë ne nuk jemi në gjendje të tregojmë nëse ka qenë politikë e UÇK-së apo kanë qenë grupe të caktuara sporadike të UÇK-së që vepronin në mënyrë të izoluar, ky është raporti, dhe ai komenton raportin e tij vet. Dhe tani ka ardhur në bankën e dëshmitarëve, sepse ai ka ndryshuar edhe opinionet pas ka lexuar raportin e Dick Martyt”, ka Emmerson.
Emerson gjithashtu tha se dëshmitari nuk ka pasur asnjë përfshirje të drejtpërdrejtë dhe se vet ka pranuar që nuk kanë pasur mundësi t’i hetonin krimet e pretenduara.
“Ne e dimë që ky dëshmitar nuk e ka të bazuar shumicën e gjërave që thotë, këtë e thënë në shënim përgatitor, e ka thënën deklarata të ndryshme. Ai thotë ‘nuk e di kush e ka thënë këtë’, madje ai thotë se nuk kemi pasur mundësi t’i hetonim krimet që pretendoheshin se kryheshin nga UÇK dhe ai nuk ka pasur drejtpërdrejtë asnjë përfshirje, ai mund të thotë këtë, në periudhën para qershorit të 1999 fokusi ynë ishte të krimet serbe, edhe nuk janë marrë fare me pretendimet e UÇK-së dhe pas qershorit të vitit 1999 po ashtu ishin të fokusuar të mbronin pakicat kryesisht por në këtë periudhë ata janë mbështetur në një organizatë tjetër, pra informacionin që ju jepte një organizatë tjetër që ishte qendra juridike humanitare dhe merrnin opinionet e tyre dhe i hidhnin në një raport”, tha Emmerson.
Ai tha se duhet të shihet me hollësi se cilat raporte mund të citohen nga ky dëshmitar derisa kërkoi nga turpi gjykues që të marrë një vendim lidhur me këtë.
“Duhet të shohim me hollësi cilat raporte mund t’i citojmë dhe cilat jo, se më është krijuar përshtypja që prokuroria synon të zbulojë çfarë të ketë mundësi, edhe për ato që nuk i ka parë dhe nuk i ka dëgjuar dëshmitari, apo edhe dëshmi që dëshmitari i ka marrë në mënyrë të tërthortë nga personat, çdo gjë të tillë ne do ta kundërshtojmë, nëse do të ndodh kjo, mendoj që nuk është mirë që unë të ulem dhe ngritëm gjatë gjithës kohës të kundërshtoj këto gjëra. Por ju duhet të merrni një vendim që ne duhet ta na orientojë por unë mendoj që do ta kundërshtojmë shumicën e gjërave të këtij dëshmitari, unë do të ndjek të njëjtën qasje siç ka pasur aktgjykimi në çështjen e Milutinoviqit konkretisht me raportin ‘Një javë terror në Drenicë”, tha Emmerson.
Me avokatin Emmerson është pajtuar edhe mbrojtja e Thaçit, e Selimit dhe ajo e Krasniqit.
Ndërsa sipas prokurorit Alan Tiger ka situata kur dëshmitë e mbështetura në opinione kanë në thelb edhe faktet.
Sot këtu u ngritën çështje që nuk ishin parashtruar me email. Këto janë gjëra të reja dhe prokuroria sigurisht që nuk ka ndërmend të marrë parasysh opinione personale të dëshmitarit, nuk po flas për vendimet që janë marrë për parashtrimet e mëhershme apo për raportet në tërësinë e tyre, kanë qenë çështje të tjera gjyqësore, as nuk kam pasur mundësi ta shoh kontekstin e tyre, sot u ngritën për herë të parë. Mendova që është një çështje që trajtuar dhe mund ta trajtohet duke ep arë zhvillimin gjyqësor. Gjykatat herë pas herë, në rrethana të tilla ndodhin situata kur dëshmitë e mbështetura në opinion në fakt ndonjëherë në themel kanë edhe faktet”, tha ai.
Pasi dëgjoi parashtrimet, kryegjykatësi Charles Smith, tha se prokuroria duhet të vërtetojë bazën e opinionin të dëshmitarit.
“Trupi gjykuesi kujton ZPS-së që nëse ka ndërmend të mbështetet në opinione të tilla në këtë dëshmitar duhet të vërtetojë bazën, të gjejë bazën ku e ka formuar ky dëshmitar opinionin, palët dhe pjesëmarrësit do të jenë në gjendje ta kundërshtojë një pjesë të caktuar të pyetjeve për diçka që ata mendojnë që nuk është provuese në rastin tonë konkret”, tha Smith.
Për këtë dëshmitar janë parashikuar katër ditë marrje në pyetje, dy orë nga prokuroria ndërsa 16 të tjera nga mbrojtja e të akuzuarve.
Ky është dëshmitari i 22-të i ZPS-së në këtë proces gjyqësor.
Gjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve ka nisur me 3 prill me deklaratat hyrëse ku të gjithë janë deklaruar të pafajshëm për akuzat për krime të pretenduara të luftës.
Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi ndodhen në qendrën e paraburgimit në Hagë prej nëntorit të vitit 2020./KP
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBolton: Serbia mund ta njohë Kosovën nën administratën e re Trump
Ish hetuesi policor për vrasjen e Liridona Ademajt: Për Naim Murselin dhe ekzekutuesin nuk ka asnjë rrethanë lehtësuese
Serbia “mobilizohet” për zgjedhjet në Kosovë
Sulmoi nxënësit brenda shkollës në Suharekë, publikohet momenti kur polici vrau qenin
Presidenca: Asnjë nga vendimet e deritanishme të Trumpit nuk e afektojnë negativisht Kosovën
Aksion i policisë në veri të Mitrovicës, gjenden armë dhe pajisje për kriptovaluta
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!