LAJMI I FUNDIT:

Fillon sezoni i ri në NBA: Kampioni e nis me fitore, Suns triumfojnë në udhëtim te GSW

Fillon sezoni i ri në NBA: Kampioni e nis me fitore, Suns triumfojnë në udhëtim te GSW

Sezoni i ri në elitën e basketbollit amerikan NBA ka nisur me dy super ndeshje që janë zhvilluar.

Kampioni në fuqi i NBA, Denver Nuggets e ka nisur mbrojtjen e titullit para adhuruesve të vet ku është takuar me Los Angeles Lakers dhe ka triumfuar me 12 pikë diferencë 119:107.

Nikola Jokic ishte shënuesi më i mirë te vendasit teksa e mbylli ndeshjen me ‘Triple-double’, ku realizoi 29 pikë pikë, 13 kërcime e 11 asistime.


Jamal Murray gjithashtu pati paraqitje shumë të mirë me 21 pikë si dhe Caldwell Pope që shtoi 20 të tjera në fitoren e parë këtë edicion.

Te skuadra mysafire më efikasi ishte LeBron James me 21 pikë, tetë kërcime e pesë asistime, por që nuk mjaftuan për fitore.

Me fitore sezonin e ri e ka nisur edhe Phoenix Suns që ka triumfuar në udhëtim te Golden State Warriors me katër pikë diferencë 104:108.

Devin Booker ishte i jashtëzakonshëm në këtë takim me 32 pikë, gjashtë kërcime e tetë asistime, derisa Kevin Durant shtoi 18 të tjera. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ylli i Atletico Madridit bëhet lojtari i parë që e pranon se Julian Alvarez kishte goditje të dyfishtë të topit

Ylli i Atletico Madridit bëhet lojtari i parë që e pranon se Julian Alvarez kishte goditje të dyfishtë të topit

Liga e Kampionëve
Reagon për herë të parë Julian Alvarez pas incidentit me penalltinë, i dërgon mesazh Real Madridit

Reagon për herë të parë Julian Alvarez pas incidentit me penalltinë, i dërgon mesazh Real Madridit

Liga e Kampionëve
Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Liga e Kampionëve
Kush do të fitojë Ligën e Kampionëve sipas superkompjuterit Opta?

Kush do të fitojë Ligën e Kampionëve sipas superkompjuterit Opta?

Liga e Kampionëve
Granit Xhaka renditi lojtarët më të mirë të të gjitha kohërave - por përzgjedhja e tij shkakton debat

Granit Xhaka renditi lojtarët më të mirë të të gjitha kohërave - por përzgjedhja e tij shkakton debat

Bundesliga
Kosova triumfon ndaj Ukrainës dhe mban gjallë shpresat për

Kosova triumfon ndaj Ukrainës dhe mban gjallë shpresat për "Euro 2026"

Hendboll
Kalo në kategori