Pas arritjes së marrëveshjes për rrënimin e murit në veri të Mitrovicës - nga autoritetet e Kosovës dhe përfaqësuesve serbë të veriut të vendit - kanë filluar përgatitjet në këtë drejtim.

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Goran Rakiqi, ka thënë për telegrafin se sot duhet të kryhen disa punë formale, ndaj nuk do të fillojë sot rrënimi i murit.

“Muri rrënohet nesër”, ka thënë Rakiq.

Në këto çaste, rreth murit të pa rrënuar ka forca të Karabinierisë italiane.

lexo po astu

Në veri janë parë edhe policë civilë që po e përcjellin gjendjen, por gjithashtu janë parë edhe pjesëtarë të UNMIK-ut. /Telegrafi/

muri003 1

muri004

muri005

muri007