LAJMI I FUNDIT:

Filloi punëtoria për hartimin e strategjisë kundër ekstremizmit dhe radikalizmit

Filloi punëtoria për hartimin e strategjisë kundër ekstremizmit dhe radikalizmit

Ministria e Punëve të Brendshme ka hapur sot Punëtorinë për Hartimin e Strategjisë kundër Ekstremizmit të Dhunshëm dhe Radikalizmit.

Me rastin e hapjen e kësaj punëtorie i pranishëm ishte ministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Agim Veliu.

“Veliu i falënderoi të pranishmit për punën e deritanishme në hartimin e këtij dokumenti të rëndësishëm, ndërsa Misionin e OSBE-së në Kosovë për mundësimin e kësaj punëtorie dhe përkrahjen e vazhdueshme që i ofron institucioneve të Republikës së Kosovës, e në veçanti agjencive të zbatimit të ligjit”, thuhet në njoftimin për media.


Me këtë rast, ai theksoi se qeveria e Republikës së Kosovës është përgjegjëse për të siguruar mbrojtjen dhe sigurinë e popullsisë së saj së bashku me mbrojtjen e të drejtave të tyre për lirinë e mendimit dhe besimit.

“Qeveria është e vendosur për të zhvilluar këtë Strategji e cila do ta adresojë rrezikun e sigurisë që vjen nga terrorizmi dhe ekstremizmi në një mënyrë të përgjegjshme, duke respektuar garantimin e të drejtave të përcaktuara me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe krijimin e një mjedisi të sigurt, bazuar në respektimin e të drejtave dhe vlerave themelore”, tha Veliu.

Ai bëri të ditur se vlerësimet si në raportin vjetor të Departamentit të Shtetit Amerikan por edhe në raportet tjera të institucioneve kredibile vlerësojnë lartë punën dhe të arriturat e institucioneve të Republikës së Kosovës në luftë kundër kësaj dukurie.

Veliu theksoi vendosmërinë e qeverisë së Republikë së Kosovës në promovimin e respektimit të prejardhjeve të ndryshme fetare dhe kulturore që mbështesin komunitetin tonë koheziv.

Prandaj, për të eliminuar me të vërtetë kërcënimin nga ekstremizmi i dhunshëm dhe terrorizmi, ministri Veliu tha se duhet të përcaktohen faktorët që janë shkaktarë të ekzistencës së tij në Kosovë, duke përdorur dialogun, analizat, dhe ekspertizën si nga partnerët kombëtarë dhe ata ndërkombëtarë.

Në fund të këtij takimi, minsitri Veliu i siguroi anëtarët e grupit punues për mbështetjen e pa rezervë të tij dhe të MPB-së në zbatimin dhe implementimin e kësaj Strategjie. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Lajme
Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Lajme
Analistët komentojnë

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Politikë
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lajme
Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Siguri
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Kalo në kategori