IPKO organizon edicionin dimëror të IPKO UNI Tournament 2024, duke bashkuar studentët në turneun më të madh të tyre në lojëra elektronike, duke krijuar një organizim unik për shfaqjen e talentit dhe sfidën për titullin e kampionit.
Studentët e pasionuar nga të gjitha universitetet, përfshirë Kosovën, Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, do të garojnë për afër një muaj në një maratonë sfidash që testojnë aftësitë e tyre në lojërat më të popullarizuara në e-sports.
Ky turne është kthyer në një ngjarje madhështore, ku në këtë edicion do të ketë një prizepool prej 6,500 euro. Studentët kanë mundësinë të formojnë ekipe nga universitetet publike dhe private, duke e bërë garën gjithëpërfshirëse dhe emocionuese.
Ky turne tashmë tradicional, për shkak të interesimit të madh, këtë vit u organizua dy herë, në Edicionin Veror dhe Dimëror. Edicioni veror i këtij viti tërhoqi një interesim të jashtëzakonshëm me 40 ekipe dhe 223 lojtarë, duke e krijuar një përvojë të paharrueshme për të gjithë pjesëmarrësit.
Në Edicionin Dimëror regjistrimet në lojën Rocket League tashmë kanë përfunduar, ndërsa regjistrimet për lojërat Counter-Strike 2, Valorant, dhe EAFC25 janë ende të hapura dhe studentët mund të regjistrohen dhe të marrin pjesë në kualifikimet online për këto lojëra.
E veçanta e këtij edicioni është se finalet madhështore të të gjitha lojërave do të mbahen në CineStar, Prishtina Mall, më 14 dhjetor, në një ambient modern dhe të pajisur me teknologjinë më të fundit. Përveç ndeshjeve, vizitorët do të kenë mundësinë të shijojnë aktivitete të tjera si zona lojërash dhe hapësira për fansat.
Turneu ka arritur rezultate mbresëlënëse, duke grumbulluar në edicionin veror afër 3 milion përshtypje në rrjetet sociale dhe 37 orë transmetimi në Twitch, një rritje e madhe krahasuar me edicionet e kaluara.
Transmetimi live i ndeshjeve do të jetë në kanalin e IPKO UNI Tournament në Twitch, ndërsa momentet më interesante dhe njoftimet kryesore do të publikohen në TikTok, Instagram dhe Facebook në faqen zyrtare të IPKO Games.
IPKO UNI Tournament është më shumë se një garë – është një mundësi për studentët që të shfaqin talentin e tyre, të krijojnë miqësi të reja dhe të bëhen pjesë e një komuniteti të pasionuar pas garave të e-sportit.
Ky turne ka një ndikim të madh në industrinë e e-sportit në Kosovë, duke mbështetur talentët dhe entuziastët e lojërave elektronike.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Shtrenjtimi i rrymës, flet ministrja në detyrë e Ekonomisë

Librarisë Dukagjini po i shtohet një kapitull

Dyshimet për salmonelë në mishin e pulës nga Brazili në Shqipëri, flasin nga AUV-i: Edhe Kosova ka ngritur masat e kontrollit në dy nivele

Shtrenjtimi i rrymës, flet ministrja në detyrë e Ekonomisë

KESCO njofton për aplikimin e tarifës verore që nga nesër

Dyshimet për salmonelë në mishin e pulës nga Brazili në Shqipëri, flasin nga AUV-i: Edhe Kosova ka ngritur masat e kontrollit në dy nivele

Nga nesër ndryshon orari i aplikimit të tarifës së ultë të energjisë

“Kosova ka bërë një hap historik”, Banka Botërore publikon një video për transformimin e Kosovës në donatore të IDA-s

Eksploroni qytetin e dritave me ofertat speciale nga Prishtina Ticket!

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Bashkimi Evropian “72 orë përgatitje për luftë”: Ekspertët tregojnë se çfarë duhet të bëjë Shqipëria

Nesër vihet gurthemeli i megaprojektit të shoqatës "Jetimat e Ballkanit" - Qendër për Rehabilitim dhe Arsimim

Ndahet çifti shqiptar, grimeri Mario Dedivanoviç dhe balerini Kris Dalipi

Ledioni humb durimin ndaj Eglit, i bërtet teksa e thërret pa ndalur emrin e saj gjatë debatit me Rozanën

Skandali i VAR-it në ndeshjen e Barcelonës, ish-gjyqtari: Shqetësuese, joreale, e pabesueshme

Dikur një “qytet i artë”, sot i vjen era vdekje