LAJMI I FUNDIT:

Fillim solid i vitit në Mbretërinë e Bashkuar në fushën e prodhimit të veturave

Fillim solid i vitit në Mbretërinë e Bashkuar në fushën e prodhimit të veturave

Prodhimi i veturave në Mbretërinë e Bashkuar ka pasur një fillim solid këtë vit.

Një total prej 68,575 veturave kanë dalë nga linjat e prodhimit gjatë muajit – apo vetëm 215 njësi më pak se në janarit e vitit 2022 – rënie e vogël kjo e cila erdhi si rezultat i ndryshimeve në strukturat udhëheqëse të një fabrike në vend dhe problemet me zinxhirin furnizues që ndikojë tek të tjerët, kjo sipas Shoqërisë e Prodhuesve dhe Tregtarëve të Motorëve (SMNT).

Prodhimi për tregun vendas u ngrit me 5.6 për qind me 12,196 njësi, përderisa eksportet pësuan rënie me 1.5 për qind kjo për shkak të pezullimit të dërgesave në Rusi.


Megjithatë, 8 në 10 veturat e prodhuara u dërguan në tregjet e huaja, raporton Auto Express, transmeton Telegrafi.

Shifrat e kombinuara të veturave elektrike, “plug-in” hibride dhe hibride elektrike u rritën në 49.9 për qind me 28,329 njësi, që përfaqëson 4 në 10 makina të ndërtuara.

Mike Hawes, drejtor ekzekutiv i SMNT, tha: “Prodhimi i veturave mund të nxisë rritjen afatgjatë për ekonominë e ulët të karbonit, por sektori ka nevojë për kushte konkurruese për të tërhequr investime”.

“Zhvillimet e fundit globale, sidoqoftë, sugjerojnë rritjen e proteksionizmit, i cili, nëse nuk sfidohet ose zbutet, mund ta vendosë Mbretërinë e Bashkuar në disavantazh. Për të ofruar një transformim industrial me shumicë, ne kemi nevojë për një kornizë konkurruese dhe një fushë që promovon prodhimin e avancuar të automjeteve në nivel ndërkombëtar”, deklaroi Mike.

“Tani ne presim buxhetin e ardhshëm për masat e nevojshme që do t’i mundësojnë sektorit të automobilave të japë potencialin e tij të padyshimtë”, shtoi ndër të tjera Hawes. /Telegrafi/

Në trend Auto

Më shumë
Shaq i famshëm ka probleme me supermakinat, pavarësisht se vazhdon të blejë ato

Shaq i famshëm ka probleme me supermakinat, pavarësisht se vazhdon të blejë ato

Auto
Nuk është shaka e AliExpress - mund të blini një motor të vërtetë të Volkswagenit

Nuk është shaka e AliExpress - mund të blini një motor të vërtetë të Volkswagenit

Auto
Zbulohet çmimi i veturës më të lirë elektrike nga Volkswagen

Zbulohet çmimi i veturës më të lirë elektrike nga Volkswagen

Auto
Në Australi janë shitur të gjitha njësitë e versioneve hibride dhe 2.0i-L me benzinë të Subaru XV dhe Impreza

Në Australi janë shitur të gjitha njësitë e versioneve hibride dhe 2.0i-L me benzinë të Subaru XV dhe Impreza

Auto
Hakerët në SHBA vodhën Rolls-Royce Dawn, ia ndërruan adresën kamionin ku duhej ta dorëzonte – kaq mjaftoi të “zhduket”

Hakerët në SHBA vodhën Rolls-Royce Dawn, ia ndërruan adresën kamionin ku duhej ta dorëzonte – kaq mjaftoi të “zhduket”

Auto
Nissan – brendi me rritjen më të madhe në Kosovë në vitin 2018, prezanton ofertën

Nissan – brendi me rritjen më të madhe në Kosovë në vitin 2018, prezanton ofertën "Nr. 1" në vend

Kalo në kategori