Filipçe: Mijëra tituj toksikë, dëshmi e një linçimi të organizuar kundër meje dhe LSDM-së

Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe sot në një konferencë për shtyp prezantoi "disa nga mijëra titujt toksikë", në plasuara në media.
Ai tha se mbledhje tyre nuk ishte aspak e vështirë, sepse kjo është vetëm një pjesë e vogël e asaj që oktapodi mediatik i OBRM-PDUKM-së ka prodhuar në një periudhë kaq të shkurtër.
"Shikoni, ja si duket jeta e përditshme e LSDM-së dhe meje personalisht. Kështu zgjohemi, kështu biem në gjumë, kështu funksionojmë. Kjo është ajo kundër së cilës luftojmë çdo ditë. Të pavërteta, gënjeshtra, fyerje, ndjekje, linçim, ofendime, etj. Miliona euro janë investuar në këtë. Ky është ekspozimi i tyre.
Pse po e bën qeveria këtë, për të defokusuar nga problemet e vërteta.
Kur filloi të rritet intensiteti i sulmeve ndaj meje dhe LSDM-së? Kur zbuluam se ekzistonte një marrëveshje "emigrantë për para", kur filluam të publikonim "bomba", 161 tendera për një kompani, 52 milionë euro përmes komunave, 9 milionë euro për një kompani me dy punonjës, 1.2 milionë euro përmes Postës, të gjitha për miqtë e Mickoskit. Kur thamë se mungonin një miliard euro, dhe tani, për fat të keq, mungojnë dy miliardë, dhe janari nuk ka mbaruar ende.
Goditja më e ashpër kundër nesh filloi pas njoftimit tonë për "Alfa TV" dhe lidhjen e tyre me një rrjet të tërë që kalon përmes Beogradit, SNS, në Budapest dhe Orban. Dhe ata na sulmuan me të gjitha forcat.
Në Shoqatat e Gazetarëve, pamë një rreze të fundit shprese se ata do të ishin në gjendje të mbroheshin nga presionet e OBRM-PDUKM-së dhe të qëndronin në anën e së vërtetës. Ende po presim një përgjigje për tetë ankesat e paraqitura për fyerje nga Gerovski. Ai më krahason me një vrasës fëmijësh, imagjinoni një vrasës të 300 fëmijëve. Dhe askush nuk reagon.
Askush nuk reagon ndaj të gjitha këtyre që shihni të mbledhura në një vend sot.
Shikoni këto tituj toksikë dhe të tmerrshëm, ato fjalë, ato shprehje. A mund ta imagjinoni si ndihemi? A kemi deklaruar, thënë apo shkruar ndonjëherë diçka të tillë? Jo, kurrë", tha Filipçe./Telegrafi/




















































