Edhe pse këto ditë është kryetemë çështja e titujve të Zonjës së Vjetër, FIGC i irritoi akoma më shumë tifozët bianconerë me këtë veprim, megjithëse ky akt thuhet se nuk ka pasur kurrfarë prapavije, pasi që është reagim i zakonshëm i Federatës kur duhet të shfrytëzojë një stadium për ndeshjet e Azzurrëve.

Pas vendimit të gjykatës për pafajësinë e Juves dhe ish-drejtorëve, përfshirë edhe Luciano Moggin, për skandalin Calciopoli, bardhezinjtë po kërkojmë dëmshpërblim prej 443 milionë eurosh për humbjet financiare dhe dëmtimin e imazhit.


Në ndërkohë, kreu i FIGC, Carlo Tavecchio, në njëfarë mënyre i ka bërë ofertë Juventusit që të heqë dorë nga padia për dëmshpërblim dhe si shpërblim për këtë t’ia kthejë dy titujt (e vitit 2005 dhe 2006) që iu hoqën asokohe dhe iu dhanë Interit. /Telegrafi/

juve1

juve2

telegrafi sport app