Ajo është personazhi për të cilin po flitet në masë të madhe në faqet rozë.

Bëhet fjalë për këngëtaren e njohur, Fifin, këngët e së cilës po marrin klikime të shumta në platformat digjitale.


Së fundmi, zeshkania ka zgjedhur të shpërndajë disa imazhe, në të cilat duket mjaft tërheqëse.

fifi.official.fr 131007161 1056442144780910 644155719113873305 n Foto: Instagram

Fifi është parë e veshur me një fustan të ngushtë e të kuq, çka bëri t’i theksoheshin linjat e formësuara trupore.

Për aksesorë nuk mungoi një kapele e lezetshme në kokën e saj, ngjyrën e së cilës e kishte përshtatur edhe me veshjen.

fifi.official.fr 131300323 238007701005077 5236079447057748082 n Foto: Instagram

Sikurse edhe në shumicën e rasteve, makijazhi ishte në nivel profesional me nuanca të errëta.

Theksojmë se “Du & Ich” është projekti saj i fundit, që erdhi në bashkëpunim me Bardhin dhe DJ Gimmi-O. /Telegrafi/