Fifi sëmuret në Big Brother VIP, banorët thërrasin doktorin

Kantautorja Filloreta Raçi – Fifi është një nga banoret më të përfolura të spektaklit Big Brother VIP.
Ajo ka shpërfaqur disa herë gjendje të keqe emocionale, teksa të shtunën në mëngjes shëndeti i saj nuk ka qenë i mirë.
Banorët brenda shtëpisë kanë kërkuar një doktor për të, pasi gjendja e saj ka qenë shumë e keqe.
Në videon që është publikuar në YouTube, e cila është shkëputur nga kamerat e transmetimit të kanalit Big Brother VIP, mund të shihet kur modelja Beniada Jakic i komunikon Sheilës lajmin.
Ajo thotë se gjendja e saj ishte aq e keqe sa as nuk mund ta shikonte, por që dëgjohet teksa thotë se kanë kërkuar ndihmën e doktorit. /Telegrafi/
* BIG Brother VIP Albania mund ta ndiqni ekskluzivisht në platformën IPKO, në dy kanale HD, të dedikuara posaçërisht për të ndjekur banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, 24/7, pa pagesë shtesë, të numëruara 30 dhe 31 në listën e kanaleve, si dhe përmbledhjen javore në kanalin TOP Channel.
Nga
Telegrafi
23/10/2021
Top Lajme
BBVK
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals
































































