LAJMI I FUNDIT:

FIFA: Cardiff duhet të paguajë shumën e transferimit të Emiliano Sala

FIFA: Cardiff duhet të paguajë shumën e transferimit të Emiliano Sala
Emiliano Sala (Foto: Getty/Goal)

FIFA ka marrë vendim që Cardiff City ta paguajë shumën e transferimit të Emiliano Salas që humbi jetën tragjikisht në fillim të këtij viti.

Lojtari argjentinas ishte duke e kompletuar transferimin te skuadra angleze nga Nantes, mirëpo aeroplani i tij u përplas më 21 janar në brigjet e Britanisë së Madhe.

Dy skuadrat kishin përplasje rreth shumës së transferimit, mirëpo shtëpia më e madhe e futbollit ka vendosur që Cardiffi t’i paguajë 20 milionë eurot.


Një pjesë e aeroplanit me të cilin udhëtonte Emiliano Sala (Foto: AAIB/SWNS)

“Në një takim të mbajtur më 25 shtator 2019, Komiteti i Statusit të Lojtarit FIFA vendosi që Cardiff City duhet të paguajë Nantes 6 milion euro, që korrespondojnë me këstin e parë, në përputhje me marrëveshjen e transferimit të lidhur midis palëve në 19 janar 2019 për transferimin e të ndjerit Emiliano Sala nga FC Nantes në Cardiff”, thuhet në njoftimin e FIFA-s.

“Rezultatet e vendimit u komunikuan sot palëve të interesuara ndërsa brenda një periudhe dhjetë ditor, Cardiff dhe Nantes mund të kërkojnë një kopje të arsyeve të vendimit, të cilat mund të apelohen në CAS të Lozanës”, shkruhet më tej në komunikatë. /Telegrafi/

Foto: Getty/Goal

Në trend Sport

Më shumë
Vinicius flet edhe një herë për të ardhmen, duke i dërguar mesazh Real Madridit

Vinicius flet edhe një herë për të ardhmen, duke i dërguar mesazh Real Madridit

Liga e Kampionëve
Liga e Kampionëve rikthehet me fazën e eliminimit – vëmendja tek derbi madrilen

Liga e Kampionëve rikthehet me fazën e eliminimit – vëmendja tek derbi madrilen

Liga e Kampionëve
Flick kundërshton rikthimin e Neymar te Barcelona, ka dy dyshime rreth tij

Flick kundërshton rikthimin e Neymar te Barcelona, ka dy dyshime rreth tij

La Liga
A është hapur plotësisht gara për titullin e Serie A edhe për Juventusin – renditja kur kanë mbetur edhe 11 ndeshje

A është hapur plotësisht gara për titullin e Serie A edhe për Juventusin – renditja kur kanë mbetur edhe 11 ndeshje

Serie A
Simeone tregon se si do ta rreshtojë Ancelotti ekipin e tij në përballjen mes tyre në Ligën e Kampionëve

Simeone tregon se si do ta rreshtojë Ancelotti ekipin e tij në përballjen mes tyre në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve

"Nuk u ndjeva i tradhtuar, nuk kam ëndërruar kurrë" - Vinicius thyen heshtjen për Topin e Artë

La Liga
Kalo në kategori