FIBA Europe Cup e ka lavdëruar mbështetjen e Plisave në ndeshjen e fundit të cilën Prishtina e zhvilloi kundër Oliver Wurzburg.

FIBA Europe Cup ka bërë një postim në Facebook duke marrë si shembull mbështetjen nga Plisat në këtë ndeshje.


Skuadra nga kryeqyteti u mposht në ndeshjen e xhiros së shkuar të garës nga gjermanët e Oliver Wurzgurg me rezultat 91-78.

prishtinaa

Edhe pse kjo humbje ua zbehi gjasat që të kalojë tutje në raundin play-off, Plisat nuk u ndalën në përkrahjen e tyre në asnjë moment.

50616713 365465194279298 3831647162073088000 n

“Kur rrëzoheni, tifozët e vërtetë ju ndihmojnë të ngriteni sërish”, shkruan në postimin e FIBA Europe Cup së bashku me fotografinë nga tribuna e Plisave ku shihen tifozët me duart lartë në përkrahje të skuadrës që ishte në disavantazh gjatë gjithë ndeshjes.

Prishtina ka treguar sukses duke e kaluar raundin e parë në këtë garë. /Telegrafi/

telegrafi sport app