LAJMI I FUNDIT:

Fidan Aliti: Besoj fuqishëm se do të fitojmë kundër malazezëve

Fidan Aliti: Besoj fuqishëm se do të fitojmë kundër malazezëve
Fidan Aliti (Foto Ridvan Slivova/Telegrafi)

Përfaqësuesja e Kosovës e ka zhvilluar seancën e fundit stërvitore para nisjes për në Podgoricë.

Edhe në stërvitjen e sotme “Dardanët” punuan me intensitet të madh dhe me përkushtim.

Pas stërvitjes ka folur mbrojtësi i skuadrës sonë, Fidan Aliti, i cili ka pohuar se besojnë fitore kundër malazezëve


“Ne tani jemi të fokusuar në ndeshjen me Malin e Zi. Nuk do të jetë e lehtë. Kemi respekt për kundërshtarin, por ne i dimë kualitetet tona. Stërvitjet kanë qenë shumë intensive dhe djemtë kanë punuar me përkushtim, prandaj besoj se do të hyjmë në ndeshje me mentalitet pozitiv”.

Futbollistët e Kosovës (Foto Ridvan Slivova/Telegrafi)

“Ndeshja në Podgoricë pa tifozë? Kam luajtur ndeshje të tilla me Skenderbeun në Ligën e Evropës. Është ndeshje e veçantë sepse çdo zë ndihet në fushë. Megjithatë mund të jetë pozitiv sepse komunikimi mes lojtarëve është më i lehtë sepse s’ka zhurmë të shikuesve dhe kur e mendojmë se luajmë si mysafirë mund të jetë pozitive për ne”.

“Kam plotësisht besim te djemtë tanë. Nëse nuk besojmë në fitore ndaj Malit të Zi ma mirë mos të udhëtojmë fare. Unë besoj fuqishëm se do të kemi gjasa të mëdha për ta fituar ndeshjen”.

Theksojmë se ndeshjen mes këtyre dyja ekipeve në kuadër të kualifikueseve për kampionatin evropian të vitit 2020 do ta drejtojë italiani, Daniele Orsato.

“Dardanët” udhëtojnë sot në orën 14:00 drejt Podgoricës ku nesër do ta zhvillojë stërvitjen e fundit para përballjes me Malin e Zi.

Ndryshe, Kosova dhe malazezët do të takohen gjatë ditës së premte me fillim në ora 20:45. /Telegrafi/

Futbollistët e Kosovës (Foto Ridvan Slivova/Telegrafi)