Komiteti Ekzekutiv i Federatës së Futbollit të Kosovës ka marrë disa vendime sa i për futsallit.

Kampioni do të shpallet duke zhvilluar sistemin Playoff në mes katër skuadrave të cilat gjenden në pozitat e para nga tabela aktuale e edicionit 2019/20.


Do të zhvillohen vetëm nga një ndeshje gjysmëfinale dhe një ndeshje finale. Ndeshjet do të zhvillohen në teren neutral.

89469889 656303401796477 7322010768197550080 n

Ndeshjet gjysmëfinale zhvillohen me datën 20 qershor, ku FC Prishtina 01 takohet me rivalin lokal Mabtex Prishtina, ndërsa në ndeshjen tjetër Liburni luan ndaj Pejës.

Ndeshja finale zhvillohet me datën 27 qershor.

Nga Superliga nuk do të largohet asnjë klub, ndërsa nga Liga e Parë do të futen dy klube në Superligë.

101262184 262648154936393 2517478785444478976 n

FC Liqeni e ka siguruar hyrjen tashmë në Superligë, ndërsa do të zhvillohet një ndeshje mes Alanikut dhe Letaj që të dihet klubi i fundit që do të futet në elitë. /Telegrafi/

telegrafi sport app