Dy futbollistët e Shkëndijës, Reshat Ramadani dhe Imran Fetai, janë shumë pranë që të marrin ftesë nga përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut. Lajmi është konfirmuar nga drejtuesit e klubit tetovar, të cilët bëjnë të ditur se forma e mirë e futbollistëve nuk ka kaluar pa u vënë re, njofton Telegrafi.

Paraqitjet e shkëlqyera me fanellën kuqezi i kanë hapur rrugën Ramadanit dhe Fetait drejt ekipit pëfaqëues dhe ata pritet të jenë pjesë e skuadrës që më 26 mars do të përballet me Danimarkën në Kopenhagë.


Sedloski ka ftuar mesfushorin Reshat Ramadani dhe mbrojtësin Imran Fetai për dy ndeshjet kualifikuese që do të zhvillohen në fund të muajit. Për Ramadanin kjo është një tjetër ftesë në përfaqësuesen A, ndërsa për Imran Fetain bëhet fjalë për grumbullimin e parë.


Lista zyrtare do të publikohet nga përzgjedhësi Goce Sedloski, ndërsa sfida ndaj Danimarkës është pjesë e ndeshjeve Play-Off-it për kualifikim në Kampionatin Botëror që do të zhvillohet në SHBA, Kanada dhe Meksikë.

Si Fetai ashtu edhe Ramadani kanë qenë ndër lojtarët më të dalluar të Shkëndijës këtë sezon, duke kontribuar me paraqitje të mira si në kampionatin vendor, ashtu edhe në garat evropiane, ku skuadra tetovare arriti deri në fazën e Play-Off-it të Ligës së Konferencës. /Telegrafi/

telegrafi sport app