Fetahu: Dënimi i Daut Mehmetit lajm i keq, tani s’ka të drejtë të arbitrojë as në Kosovë
Të hënën gjyqtari kosovar i basketbollit, Daut Mehmeti, është përjashtuar nga FIBA për shkeljen e Kodit të Sjelljes dhe Integritetit të Federatës Botërore të Basketbollit. Ai raportohet se është përfshirë në kurdisje të disa ndeshjeve në të cilat ishte përcaktuar për ta ndarë drejtësinë.
Këtë vendim të FIBA-s, kryetari i Federatës së Basketbollit të Kosovës, Arben Fetahu thotë se janë të obliguar që ta zbatojnë në bazë të akteve normative në fuqi.
“Hetimet lidhur me gjyqtarin Mehmeti janë duke u zhvilluar tash e sa kohë, ai ka qenë në dijeni për këtë, ne kemi qenë në dijeni për këtë. Natyrisht këto japë pjesë të procedurave të cilat nuk bëhen publike dhe për të cilat nuk dilet të flitet publikisht. Vendimi të cilin e ka marr Komisioni Disiplinor i FIBA-s, dhe ajo që quhet gjyqtari i vetëm i FIBA-s, e ka konfirmuar atë për përjashtimin e tij të përhershëm dhe ndalesën e pjesëmarrjes së tij në aktivitete sportive. Ne natyrisht se duhet ta zbatojmë atë vendim, jemi të obliguar dhe në bazë të akteve normative të FIBA-s dhe në bazë të akteve normative tona”, tha Fetahu.
Duke folur për KosovaPress, i pari i FBK-së thotë se dënimi i Mehmetit është lajm i keq për basketbollin e Kosovës, por që ata do të bashkëpunojnë me këdo që ndjekë akterët që ndikojnë negativisht në lojën e basketbollit.
“Është një lajm i keq natyrisht për komunitetin, por është një qëndrim i Federatës së Basketbollit të Kosovës i palëkundur, jo vetëm gjatë mandatit tim, por për gjatë tërë historikut të basketbollit të Kosovës dhe mëvetësimit të tij që çfarëdo qasje e cila do ta dëmtonte integritetin e Federatës së Basketbollit, garave të saja apo akterëve të cilët janë të akredituar nga Federata e Basketbollit të Kosovës për të marr pjesë në çfarëdo kapaciteti në garat dhe strukturat e saj është i pa tolerueshëm dhe ne do të vazhdojmë që me zero telorencë t’i ndjekim të gjithë ata të cilët konsiderohet se kanë pasur çfarëdo ndikimi negativ në integritetin e garës sonë”, ka theksuar Fetahu.
Tutje Fetahu ka bërë të ditur se pas zyrtarizimit të vendimit, nuk ka pasur asnjë kontakt me Daut Mehmetin.
“Unë kam pasur komunikim me gjyqtarin para se të merret ky vendim, por nga ai moment e tutje unë nuk kam më komunikim me gjyqtarin. Natyrisht që gjyqtarin ka kohë që e njoh, kemi qenë pjesë e të njëjtit komunitet për sa e sa vite dhe që nuk mund ta injoroj këtë fakt. Unë e kam pritur me shumë keqardhje këtë lajm, më ka ardhur jashtëzakonisht keq që një njëri i cili për aq gjatë ka qenë në basketboll është konfirmuar përfundimisht që ka qenë i përfshirë në çfarëdo formë të manipulimit por te ne nuk mbetet asgjë tjetër veçse t’i zbatojmë ato vendime, prandaj mbetet shumë, apo fare pak hapësirë për të komunikuar me të”, shtoi Fetahu.
Përjashtimi nga ana e FIBA-s për gjyqtarin nënkupton që ai nuk mund të ndajë drejtësinë as një ndeshjet e Superligës së Kosovës në basketboll.
“Gjyqtari Mehmeti nuk ka referuar ndeshje në Kosovë tash e sa muaj sepse ka qenë nën suspendim. Tani me marrjen e këtij vendimi ne vetëm e ratifikojmë atë vendim dhe ai nuk mund të ndaj drejtësinë në asnjë garë apo nuk mund të ketë kurrfarë funksioni brenda Federatës së Basketbollit të Kosovës në çfarëdo forme sepse i ka tri ose katër ndalesa vendimi, njëra është për mos-referim, tjetra është për mos lejim të mbajtjes çfarëdo funksioni tjetër brenda federatës”, tha në fund Fetahu.
FIBA në fakt kishte nisur hetimet ndaj Daut Mehmetit një vit më parë, ndërkohë që Fetahu ka bërë të ditur se vazhdimisht kanë qenë në kontakt me ta në lidhje me këtë çështje dhe se për këtë janë përgëzuar nga ana e shtëpisë më të madhe të basketbollit në botë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMësohet shuma që Elon Musk mund ta ofrojë për ta blerë Liverpoolin
Ka ardhur përgjigjja e pyetjes që mundon tifozët: A mund të luajë Olmo në Ligën e Kampionëve
Zinedine Zidane po i kthehet futbollit në mënyrë të madhe, më në fund do të marrë punën që ka pritur gjithmonë
Si mund të rreshtohej Milani me Rashfordin: Roli i Leaos dhe ndryshimi i mundshëm taktik
Kostoja marramendëse e punësimit të Cristiano Ronaldos zbulohet nga shefi i mediave sociale
Nëse Elon Musk blen Liverpoolin ku futet në listën e të pasurve të pronarëve të klubeve në Ligën Premier
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Eleminimi i Gjestit nga Big Brother VIP Kosova dhe thirrjet për protesta, reagon edhe Alaudin Hamiti
"Drama, lot e komplikime", publikohet videoja e operimit të Edona James për të zvogëluar gjoksin
Pse Trump është kaq i interesuar për ishullin më të madh në botë?
Të shtëna armësh në Baden-Wurttemberg të Gjermanisë, dy të vrarë - policia në kërkim të dyshuarit
Dritë në fund të tunelit për Barcelonën në lidhje me Dani Olmon - ka gjasa që ai të luajë në finale të Superkupës së Spanjës
Trump sërish flet për prokurorin Jack Smith: Është i çmendur, po kthehet në Hagë