Feston ditëlindjen e 36-të, Sara Hoxha me dedikim për Ledri Vulën: Urime për shokun tim të ngushtë

Rap-artisti i njohur i skenës shqiptare, Ledri Vula, feston ditën e sotme (e diel) ditëlindjen.
I lindur më 10 korrik të vitit 1986 në Prishtinë, këngëtari ka mbushur plot 36-vite jetë.
Siç rëndom ndodh nëpër ditëlindje, ai ka marrë urime të shumta nga miqtë, fansat e familjarët.

Një i tillë nuk mungoi as nga partnerja e tij, blogerja Sara Hoxha, me të cilën është në lidhje prej disa vitesh.

Kjo e fundit ka përzgjedhur një sërë fotografish të përbashkëta të çiftit, madje disa prej tyre nuk ishin të publikuara më parë.

“Urime ditëlindjen shoku im i ngushtë”, ka shkruar Hoxha në postimin e hedhur në Instagram.
Ledri dhe Sara duhet theksuar që janë prindër të një vajze të quajtur, Poem Blu. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
10/07/2022
Top Lajme
BBVK
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals






























































