Një festim i madh ka ndodhur nga mbrojtësi i Slavia Pragës, David Hovorka në ndeshjen ndaj Barcelonës.

Barcelona arriti të merrte një fitore të vështirë në udhëtim te klubi çek me rezultat të ngushtë 2-1 në kuadër të grupeve në Ligën e Kampionëve.


Kjo fitore ishte e vështirë për Barcelonën pasi lojtarët e Slavia Pragës dhanë më shumë se qind për qind nga vetja.

Se futbollistët e tyre ishin në element dhe të etur për paraqitje të mirë e tregon edhe gjesti i mbrojtësit David Hovorka.

messi hovorka

Hovorka e ndoqi deri në fund një aksion të Messit dhe arriti ta ndal atë me një rrëshqitje të saktë duke ia larguar topin në rivënie këndore.

Ndërhyrja e çekut u duartrokit nga tifozët, por edhe reagimi i tij në formë feste ishte ai që bëri që tifozët të flisnin. /Telegrafi/

https://twitter.com/czechfooty/status/1187094495084593152

telegrafi sport app