Festë e futbollit më 27 nëntor, dalin në shitje biletat për ndeshjen Drita - Shkëndija

Drita dhe Shkëndija do të përballen në xhiron e katërt të ligës në Ligën e Konferencës në stadiumin 'Fadil Vokrri'.
Kampioni në fuqi i Kosovës dhe ai i Maqedonisë së Veriut do të zhvillojnë një ndeshje shumë të rëndësishme, ku ky takim po vlerësohet si festë e futbollit shqiptar.
Dy skuadrat shqiptare do të zbresin në fushë për të dhuruar spektakël, derisa spektakël pritet të ketë edhe në tribuna nga 'Intelektualët' në njërën anë dhe 'Ballistët' në anën tjetër.
Drita ka njoftuar se biletat tanimë kanë dalë në shitje për ndeshjen e ditës së enjte të 27 nëntorit me fillim nga ora 21:00.
Njoftimi i plotë nga Drita:
KA FILLUAR SHITJA E BILETAVE. Drita vs Shkendija – superderbi shqiptar në fazën e ligës të UEFA Conference League!
Të nderuar tifozë,Ju njoftojmë se nga sot ka nisur zyrtarisht shitja e biletave ONLINE për ndeshjen më të madhe shqiptare ne nivel të garave europiane.
Kjo sfidë pritet të jetë një festë e vërtetë për futbollin shqipëtar andaj mos e humbisni këtë mundësi, ejani dhe përkrahni klubin tuaj të zemrës.
Tifozet tane "Intelektualët" do të vendosen në Tribunën Veriore, ndërsa tifozët e Shkëndijës nga Tetova do të vendosen në Tribunën Jugore.
Mos prit gjatë! Siguro bileten tënde dhe bëhu pjesë e kësaj ndeshje të madhe shqiptare në nivelin më të lartë të garave evropiane, në UEFA Conference League. Festat e Nëntorit këtë vit do të jenë më ndryshe me dy ekipet emblematike shqipëtare. Klikoni në linkun: https://eu.ebileta.al/biglietteria/listaEventiPub.do...
/Telegrafi/

















































