Festat e fundvitit, Qeveria e Shqipërisë miraton bonusin për pensionistët

Në mbledhjen e kësaj të mërkure, Këshilli i Ministrave vendosi shpërblimin financiar për pensionistët dhe përfituesit e kategorive të veçanta me rastin e festave të fundvitit.
Sipas vendimit, pensionistët me pension deri në 20,000 lekë do të përfitojnë një shpërblim prej 15,000 lekësh, ndërsa ata me pension mbi 20,000 lekë dhe përfituesit e trajtimeve të veçanta do të marrin 10,000 lekë.
Ky vendim ka për qëllim të mbështesë pensionistët dhe kategoritë më të prekura gjatë periudhës festive dhe të lehtësojë shpenzimet familjare në fundvit. /Euronews.al/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals


















































