Shkëndija ka arritur t’i prek ndeshjet e ‘Play-Off’-it në garën e dytë më të madhe ekipore në Evropës, Ligën e Evropës.

Klubi tetovar ka arritur të fitojë ndeshjen kthyese me rezultat 3-0, duke kaluar tutje me rezultat përfundimtar 4-2.


Kjo fitore dhe kjo ecje tutje ka gëzuar shumë skuadrën shqiptare nga Maqedonia, të cilët tani janë më afër se kurrë kualifikimit në grupet e Ligës së Evropës.

Është vet faqja zyrtare e klubit që ka postuar një video në Facebook, ku shihet festa e lojtarëve dhe stafit në zhveshtoret e klubit.

Video nuk do shumë koment, pasi aty futbollistët dhe stafi këndojnë e kërcejnë nga gëzimi. /Telegrafi/

telegrafi sport app