Real Madridi ka fituar trofeun e Ligës së Kampionëve për vitin 2017.

Mbretërit kanë mposhtur Juventusin në finalen e Cardiffit me rezultat të thellë 4-1, duke u bërë skuadra e parë në histori të formatit të ri të Ligës së Kampionëve që e fiton këtë trofe dy herë radhazi.


Golat në këtë ndeshje për skuadrës e Zinedine Zidanes u shënuan nga Cristiano Ronaldo (20’, 64’), Casemiro (61’) dhe Asensio (90’), ndërsa për Zonjën e Vjetër shënoi Mario Mandzukic (27’).

Pas përfundimit të ndeshjes, futbollistët e Realit iu drejtuan binës së improvizuar ku quan lart trofeun e Ligës së Kampionëve.

festa real

Festa dhe gëzimi i futbollistëve të gjigantit spanjoll ishte e madhe pas këtij triumfi.

festa real 1

Më poshtë Telegrafi iu sjell fotografi dhe video nga festa e futbollistëve të Realit. /Telegrafi/

festa 2

festa 3

telegrafi sport app