Barcelona e ka barazuar rezultatin ndaj Napolit (1-1) në ndeshjen e parë të fazës së eliminimit direkt të Ligës së Evropës.
Katalunasit u gjetën në disavantazhi në fraksionin e parë me golin e Piotr Zielinskit (29’) dhe shkuan në pushim me rezultatin 0-1.
Në fraksionin e dytë, tentativat për të realizuar u kompletuan me golin e barazimit.
Një goditje të Adama Traores në zonë, Juan Jesus e preku me dorë. Fillimisht, gjyqtari e vazhdoi lojën. Mirëpo, më pas, pas konsultimit të VAR-it, akordoi penallti.
Përgjegjësinë e ekzekutimit e mori Ferran Torres, i cili u tregua i saktë nga pika e bardhë. /Telegrafi/
https://twitter.com/JMComps1224/status/1494388014730170370
https://twitter.com/TomasRico23/status/1494388090508652545