Feronikeli dhe Prishtina kanë pësuar humbje në ndeshjet miqësore.

Prishtina ka zhvilluar duelin e dytë kontrollues gjatë qëndrimit në Antalya.


Skuadra e Lutz Lindemann u përballe me skuadrën bjelloruse, Dinamo Brest, ku pësoi 2-1.

Skuadra bardhëekaltër pësoi dy herë në pjesën e parë, njërin nga penalltia.

prishtina 12 Formacioni startues i Prishtinës

Pjesa e dytë ishte më e mirë për Prishtinën, kurse Ahmed Januzi shënoi me kokë pas harkimit nga e djathta nga Maxhuni (64’).

Prishtina pati edhe disa gjysmëtentime tjera, por në përgjithësi ndeshja u zhvillua në mesfushë.

feroonikeli Feronikeli gjatë stëvitjeve

Në anën tjetër kampionët e Kosovës, Feronikeli, është përballur me skuadrën ruse Luch Energia.

Drenicasit pësuan humbje me rezultat të ngushtë 1-0.

Mitrovicasit e Trepçës '89 nuk kishin ndeshje sot, vetëm stërvitje.

89 shi 89-shi sot dolën për të shëtitur në qytetin e Antalyas

Prishtina, Feronikeli dhe Trepça ’89 fazën përgatitore janë duke e zhvilluar në Turqi. /Telegrafi/

telegrafi sport app