LAJMI I FUNDIT:

Fermerja nga Austria me ‘tre çipa’ në dorë: Paguaj me ta, hap derën dhe kompjuterin

Fermerja nga Austria me ‘tre çipa’ në dorë: Paguaj me ta, hap derën dhe kompjuterin

Çipat NFC të Juliana von der Ohes veprojnë si një kartë dhome në një hotel: nëse mbahen pranë një burimi të energjisë, ata transmetojnë të dhënat e tyre dhe punojnë pa bateri.

Ende disi tingëllon plotësisht futuriste, por gjithnjë e më shumë gjermanë po mbajnë vullnetarisht implante (mikroçipa) nën lëkurën e tyre për ta bërë më të lehtë jetën e tyre të përditshme.

Midis tyre është Juliane von der Ohe, 60-vjeçe, një fermere dhe anëtare e partisë politike CDU në Schleswig-Holstein, Gjermani.


Në vitin 2019, ajo kishte të instaluar tre mikroçipa në dorë – një që e hap derën e përparme, një tjetër zhbllokon kompjuterin dhe i treti përdoret për pagesa pa kontakt në dyqan.

NFC qëndron për ‘Near Field Communication’, shkruan Nordkurier gjerman.

Von der Ohe nuk ka pasur kurrë frikë nga teknologjia, gjë që ajo e shpjegon me faktin se kafshët shtëpiake kanë jetuar me çipa gjatë gjithë jetës së tyre.

Në Schleswig-Holstein, mikroçipet janë të detyrueshëm për shumë kafshë shtëpiake.

Mikroçipet nën lëkurë përdoren nga njerëzit për pagesa pa kontakt – por ato shpesh zgjidhen nga njerëz me kushte të ndryshme shëndetësore në mënyrë që ata të ‘transferojnë’ shpejt dokumentacionin e tyre mjekësor në rast urgjence.

Përveç kësaj, ekspertët kanë folur për kartat digjitale të vaksinimit për disa kohë.

Patrick Kramer është themeluesi dhe kryeshefi ekzekutiv i platformës ‘Digiwell – Upgraded People!’, e cila shet implante të tilla.

Ai vlerëson se 20.000 deri në 30.000 njerëz tashmë jetojnë me çipa nën lëkurën e tyre dhe se gjithnjë e më shumë të tjerë pyesin dhe shprehin dëshirë për implantimin e tyre. /kp/Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Skenari si nga filmi Terminator çdo herë e më afër realitetit

Skenari si nga filmi Terminator çdo herë e më afër realitetit

Teknologji
Apple pezullon më shumë se 135 mijë aplikacione në vendet e BE-së

Apple pezullon më shumë se 135 mijë aplikacione në vendet e BE-së

Teknologji
Telefonat iPhone dhe Android tani mund të bëjnë thirrje kudo përmes satelitëve të Muskut

Telefonat iPhone dhe Android tani mund të bëjnë thirrje kudo përmes satelitëve të Muskut

Teknologji
Pse Elon Musk dëshiron që ju të përdorni Signal dhe jo Facebook - dhe si funksionon ai?

Pse Elon Musk dëshiron që ju të përdorni Signal dhe jo Facebook - dhe si funksionon ai?

Prezantohet telefoni më i hollë i palosshëm në botë

Prezantohet telefoni më i hollë i palosshëm në botë

Teknologji
Inteligjenca Artificiale çon përpara shkencën - zgjidh problemin që shkencëtarëve iu deshën vite, për vetëm dy ditë

Inteligjenca Artificiale çon përpara shkencën - zgjidh problemin që shkencëtarëve iu deshën vite, për vetëm dy ditë

Teknologji
Kalo në kategori