Një fermer kolumbian e pranoi se ka vrarë 20 njerëz, mes të cilëve bashkëshorten dhe dy fëmijët e tij, dhe një zyrtare në komunë.

Burri është arrestuar në fermë në komunën verilindore Guarne, rreth 25 kilometra nga Medelini.


Të gjithë personat e vrarë ai i ka varrosur në fermën e tij.

Vrasësi është identifikuar si Hajme Ivan Martines (44). Për momentin nuk dihen motimet e këtyre krimeve.