LAJMI I FUNDIT:

Ferguson: Tradita e Liverpoolit do ta mposhtë Chelsean

Ferguson: Tradita e Liverpoolit do ta mposhtë Chelsean

Bosi i Manchester Unitedit, Sir Alex Ferguson, beson se Liverpooli ka shumë traditë për të menduar se mund ta lë Chelsean të fitojë, për të mos lënë që United të thyejë rekordin e titujve.

Ferguson në të kaluarën nuk ka pasur marrëdhëniet më të mira me klubin nga Anfield, duke përmendur premtimin e kamotshëm se do ta thyente rekordin e 18 titujve të Liverpoolit.

“Unë kam besim se ata do të japin maksimumin. Klubet e mëdha nuk e hedhin aq lehtë historinë dhe traditën në një ndeshje. Ata kanë luajtur në 11 finale evropiane. Ata kanë fituar 18 tituj. Kjo është histori fantastike. Nuk ka mundësi që të hidhet në atë mënyrë. Tifozët e dinë shumë mirë këtë”.

“Nuk e di se si do të ndihen lojtarët e Liverpoolit. Unë nuk e di se në çfarë gjendje morale janë ata, pas eliminimit nga Europa League. Jam i bindur se Benitez kreu punën e tij dhe mendoj se nuk është e drejtë që ata luajnë pas një të enjte, të dielën në drekë”, ka thënë Fergie në konferencë për shtyp para takimit ndaj Sunderlandit, duke shtuar se Rooney dhe Ferdinand janë të gatshëm për t’iu rikthyer fushave të blerta. /Telegrafi/


Në trend Sport

Më shumë
Vinicius konsideron ofertën marramendëse nga Arabia Saudite, Real Madridi është i hapur për shitjen e tij

Vinicius konsideron ofertën marramendëse nga Arabia Saudite, Real Madridi është i hapur për shitjen e tij

La Liga
Të penduar që e larguan, Laporta dëshiron ta rikthejë lojtarin që i takon Bayern Munichut

Të penduar që e larguan, Laporta dëshiron ta rikthejë lojtarin që i takon Bayern Munichut

La Liga
Arne Slot po e transferon te Liverpooli top yllin e Barcelonës që nuk është në planet e Hansi Flick

Arne Slot po e transferon te Liverpooli top yllin e Barcelonës që nuk është në planet e Hansi Flick

Premier League
Wenger emëroi dy lojtarët për të cilët i vjen keq që nuk i transferoi te Arsenali

Wenger emëroi dy lojtarët për të cilët i vjen keq që nuk i transferoi te Arsenali

Premier League
“Ëndrra ime është që një ditë të kthehem”, Ish-lojtari i Real Madridit konfirmon se do të dëshironte të vishte sërish fanellën e bardhë

“Ëndrra ime është që një ditë të kthehem”, Ish-lojtari i Real Madridit konfirmon se do të dëshironte të vishte sërish fanellën e bardhë

La Liga
Florentino Perez ka gati transferimin e parë për verë te Real Madridi - kushton 60 milionë euro

Florentino Perez ka gati transferimin e parë për verë te Real Madridi - kushton 60 milionë euro

La Liga
Kalo në kategori