Fërgesë me sojë

Një recetë e shijshme, shumë e ushqyeshme dhe e veçantë. Dijana Daka - Nahi Nutriciste tel. 044 180 052 Përbërësit:- 300 g speca, - 100 g copëza soje, - 4 dl ujë, - 200 g domate, - 150 ml lëng domateje, - 250 g qepë, - 2 lugë erëza bimësh të thata, - 2 lugë piper specash, - 3 lugë vajPërgatitja:
Fërgoni qepën e grirë imët dhe shtoni specin e grirë.
Kur të zbuten, qitni erëzat e bimëve të thata dhe piperin e specave.
Zieni copëzat e sojës në ujë me një lugë erëza bimësh të thata, kulloni mirë dhe shtoni në gjellë bashkë me domaten e qëruar dhe të grirë.
Të gjitha përzieni, qitni lëng domateje dhe zieni derisa teprica e ujit të avullohet. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals



















































