Andre Onana do të kalojë nga Interi te i Manchester United, pasi “Djajtë e Kuq” janë pajtuar të paguajnë 55 milionë eurove.

Kamerunasi do të zëvendësojë David De Gean, i cili u largua pas disa vitesh qëndrim në klub.


Blerjen e Onanas ka mirëpritur Rio Ferdinand, ish-mbrojtësin e Man United, i cili ka besim të madh te portieri.

Onana

“Onana do t’i japë Manchester United më shumë besim dhe më shumë aftësi në lojën nga pas. Ai është një portier i përshtatshëm për skuadrën e Ten Hag”.

“Atë nuk e zë paniku kur kundërshtarët i bëjnë presing. E ruan qetësinë dhe ia del të gjejë gjithmonë një shok skuadre të lirë për t’i pasuar topin”.

“Sigurisht që është e rrezikshme të luash në një mënyrë të tillë me portierin, mund të bësh gabime, por gjithçka ka të bëjë me qëndrimin besnik ndaj bindjeve tuaja”.

“Por edhe me gjetjen e ekuilibrit të duhur dhe ruajtjen e qetësisë në momente delikate. Onana do të jetë një përforcim fantastik për United”, ka thënë Ferdinand. /Telegrafi/

telegrafi sport app