LAJMI I FUNDIT:

Fenomeni i pazakontë, pula të ngordhura në bregdetin e Shëngjinit – flasin nga inspektorati i Mjedisit

Fenomeni i pazakontë, pula të ngordhura në bregdetin e Shëngjinit – flasin nga inspektorati i Mjedisit

Pula të ngordhura u konstatuan mëngjesin e së dielës në bregdetin e “Ranës së Hedhun” në Shëngjin të Lezhës.

Fenomeni i pazakontë u raportua me shqetësim, mes dyshimit se ato mund të jenë pasojë e situatës me gripin e shpendëve.

Menjëherë pas saj, shërbimi veterinar dhe Inspektorati i Mjedisit kreu kontrolle në terren, duke theksuar se situata nuk është alarmante. Ndërsa dyshimet e para lidhen me ardhjen e tyre nga dallgët e detit.


“Ne në terren nuk pamë gjë tjetër vetëm 5 pula që nuk kanë lidhje me territorin e Lezhës sidomos me fermerët e Lezhës. Kemi thirrur institucionet e tjera të bashkisë, zonave të mbrojtura meqenëse shpendët ishin të dekompozuar së bashku me specialistin morëm këto masa”.

“Realisht këtu ku janë konstatuar pulat e ngordhura nuk ka asnjë qendër banimi, asnjë shtëpi apo fermë. Ato janë të bregdetit në Ranë të Hedhun ku është edhe kufiri me Shkodrën. Pulat e ngordhura u morën dhe u futën në qeset përkatëse për t’u asgjesuar, u bë dezinfektimi i vendit, konstatojmë që zona është e pastër. Nuk kemi asnjë rast të dyshimte që ka të bëjë me gripin e shpendëve”.

Do të jenë analizat laboratorike në vijim që do përcaktojnë shkakun e ngordhjes së pulave të gjetura në bregdetin e Shëngjinit. Deri tani në qarkun e Lezhës nuk ka asnjë rast të raportuar për shpendë të ngrodhura nga gripi i shpendëve.

Në trend Lajme

Më shumë
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Lajme
Vdes infermierja Bedrije Gashi, shërbej për tre dekada në Klinikën e Neonatologjisë

Vdes infermierja Bedrije Gashi, shërbej për tre dekada në Klinikën e Neonatologjisë

Lajme
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

Lajme
Rreziku kimik dhe radiologjik, ekipi italian i KFOR-it kryen kontrolle në një fabrikë në Pejë

Rreziku kimik dhe radiologjik, ekipi italian i KFOR-it kryen kontrolle në një fabrikë në Pejë

Lajme
Gjashtë vjeçari humb jetën në spitalin e Lushnjës, “pësoi arrest kardiak sapo u fut në ambulancë për Tiranë”

Gjashtë vjeçari humb jetën në spitalin e Lushnjës, “pësoi arrest kardiak sapo u fut në ambulancë për Tiranë”

Lajme
Pjesëmarrja e diasporës në zgjedhje, KQZ do të angazhojë 414 anëtarë për Këshillat e Vendvotimit në 19 shtete

Pjesëmarrja e diasporës në zgjedhje, KQZ do të angazhojë 414 anëtarë për Këshillat e Vendvotimit në 19 shtete

Lajme
Kalo në kategori