LAJMI I FUNDIT:

Femrat vendosin për 30 sekonda, meshkujt për 1 minutë

Femrat vendosin për 30 sekonda, meshkujt për 1 minutë

Të pëlqen ose jo. Në takimin e parë, femrat vendosin për 30 sekonda, ndërsa meshkujt për 1 minutë e gjysmë.

Profesori i psikologjisë në Britaninë e Madhe, Richard Wiseman, ka kronometruar se sa kohë i duhet asaj dhe atij që sapo janë takuar dhe nëse ia vlen të takohen sërish, apo gjithçka është mirë të përfundojë në takimin e parë. Princi i "dashurisë me shikim të parë" ndoshta nuk mund të zgjasë për tërë jetën, por e rëndësishme është që mund të ekzistojë për një farë kohe të caktuar.

Profesori ka bërë një eksperiment të thjeshtë dhe ka arritur në këtë rezultat. Ai u ka kërkuar 100 personave (50 femra dhe 50 meshkuj) që të zgjedhin 10 "femra/meshkuj të tjerë", që ata/ato dëshironin të shikonin përsëri. Kronometri në dorë shënoi se femrat brenda 30 sekondave e kishin bërë zgjedhjen e tyre, ndërsa meshkujt vendosën pas 1 minute e gjysmë. Shpjegimi: të parat i besonin kimikes, ndjenjës; të dytët rrotullojnë sytë sa këtej andej dhe përqendrohen te kurbëzimet trupore, në një farë mënyre. Por në fund zonjushat janë më selektive: secila zgjedh 2 opsione, ndërsa meshkujt, katër.


Studimet tregojnë se, për t‘u afruar më tepër, një çifti të ri i duhet të kalojë shumë kohë bashkë. Do të ishte perfekte sikur udhëtimet dhe pushimet t‘i kalonin bashkë, në këtë mënyrë hapen dhe horizonte të reja.