Shakira hyri në Instagram për të tundur ijet e saj të famshme pasi ish-i i saj, Gerard Pique, doli publikisht me të dashurën e tij të re.

“Femrat nuk qajnë më, femrat vallëzojnë”, shkroi ylli kolumbian i popit, 45 vjeç, postoi një video që shfaqte atë duke kërcyer dhe duke interpretuar tekstin e këngës së saj të re, "BZRP Music Session #53".


Në klip, i cili me sa duket u filmua në një studio kërcimi, Shakira kishte veshje sportive me ngjyrë të zezë.

67066251 11686535 image m 17 1674895040341

Flokët e saj bionde ishin të lëshuara sipër dhe të drejta, me balluke të tërhequra për të treguar makijazhin e përsosur.

Në fillim të kësaj jave, Pique bëri publike lidhjen e tij me Clara Chia Marti përmes një postimi në Instagram.

67066263 11686535 Cryptic message Women don t cry anymore women dance merengue the a 1 1674895675975

Ish-futbollisti 35 vjeç, dhe studentja e PR, 23 vjeç  që dyshohet se e filluan romancën e tyre ndërsa ai ishte ende me Shakira u panë bashkë në një ‘selfie’ të parë si çift.

Ndërsa kënga e re e Shakirës  "BZRP Music Session #53" përmban disa tekste thumbuese që ndaj Piques dhe partneren e tij të re, Clara Chia Marti , ajo përfshin gjithashtu disa fjalë për ish-vjehrrën e saj.

66978611 11677603 image a 78 1674692378688

Është raportuar se marrëdhënia mes Shakiras dhe Montserrat Bernabeu (nënës së Piqes) është acaruar pasi ajo mirëpriti me gatishmëri romancën e re të djalit të saj.

Çifti i famshëm u nda në qershor 2022 pas një romance 12-vjeçare, e cila erdhi mes akuzave për tradhti nga ana e ish-futbollistit. /Telegrafi/

66770819 11656045 image a 43 1674174272614