Kennedy: Fëmijët e bërë synet herët, kanë dyfish më shumë mundësi për autizëm

Sekretari i Shëndetësisë së SHBA-së, Robert F. Kennedy Jr. sugjeroi se mund të ketë një lidhje midis autizmit dhe cirkumzicionit, duke riafirmuar teorinë e pavërtetuar se Tylenol shkakton autizmin - dhe ekspertët mjekësorë po kundërshtojnë këto pretendime.
"Ka dy studime që tregojnë se fëmijët që kryejnë cirkumzicionin herët kanë dyfishin e shkallës së autizmit. Ka shumë të ngjarë që kjo të ndodhë sepse atyre u jepet Tylenol", deklaroi Kennedy.
Kennedy nuk përmendi studimet për të cilat po referohej, por ekspertët thonë se përputhjet e mundshme - një studim i vitit 2013 i tetë vendeve dhe një studim i vitit 2015 nga Danimarka, të cilët sugjeruan një lidhje midis cirkumzicionit dhe shkallës së autizmit - kanë probleme.
Por, ekspertët kundërshtuan pretendimet e Kennedy, shkruajnë mediat e huaja.
"Nuk ka absolutisht asnjë studim që përcakton ndonjë shkakësi", tha Dr. Steven Abelowitz, themelues dhe drejtor mjekësor i Ocean Pediatrics .
"Ndërsa disa studime vëzhguese sugjerojnë ndoshta një lidhje, nuk ka studime (që tregojnë shkakësi) - dhe përfundimi nga çdo burim i besueshëm mjekësor është dakordësia se nuk ka asnjë lidhje shkakësore midis Tylenol, cirkumzicionit dhe autizimit.”
"Ne pothuajse kurrë, kurrë nuk e përdorim Tylenol pas cirkumzicionit", tha Abelowitz.
Ndryshe, komentet e Kennedyt kanë tërhequr madje vëmendje ndërkombëtare, me Shoqatën Kombëtare të Autizmit të Mbretërisë së Bashkuar që ndau një deklaratë .
"Një anti-shkencë edhe më e rrezikshme nga Sekretari i Shëndetësisë i SHBA-së, Robert F. Kennedy, i cili tani e lidh autizmin me cirkumzicionin. Kjo nuk bazohet në asnjë formë kërkimi rigoroz dhe të fuqishëm dhe mund të vërë jetë në rrezik", tha në një deklaratë Mel Merritt, kreu i politikave dhe fushatave të organizatës. /Telegrafi/


















































