LAJMI I FUNDIT:

Feja në shkollë: Komunitetet fetare e mirëpresin, të tjerët me polemika (Video)

Feja në shkollë: Komunitetet fetare e mirëpresin, të tjerët me polemika (Video)
Prayer

Përfaqësues të komuniteteve fetare në vend e konsiderojnë domosdoshmëri futjen e një lënde mbi fenë në sistemin arsimor shqiptar.

“Së fundmi hidhet një hap për përfshirjen e një lënde fetare në sistemin arsimor, domosdoshmëri, marrë për bazë edhe situatat e krijuar këto kohë mbi shqetësimet tepër serioze të prodhimit të ekstremizmit të dhunshëm. Por, ajo që do ta qartësojë plotësisht, pasi të ulen pjesëmarrës të Komunitetit Mysliman Shqiptar, nga Ministria e Arsimit është bisedimi se cili draft do të përzgjidhet për Shqipërinë”, tha Ylli Gurra, myfti i Tiranës.


Një projekt i tillë është diskutuar dhe konsultuar që prej dy vitesh, por sërish ka paqartësitë e veta.

“Duhet të pranojmë se në sistemin arsimor ka qenë një boshllëk. Mësimi i etikës është shumë i rëndësishëm për sistemin arsimor. Është diskutuar me të gjithë përfaqësuesit e besimeve kryesore fetare këtu në Shqipëri, kemi bërë disa sugjerime. Mësuesit duhet të japin edhe mësime mbi fenë, duhet të jenë shumë të përgatitur”, tha Monsinjor George Frendo, ipeshkv.

Konsultat pritet të vazhdojnë ndërmjet përfaqësuesve të komuniteteve fetare në lidhje me programin mësimor, sesa i thelluar do të jetë informacioni mbi fenë dhe cilët mësues do ta japin këtë lëndë nëpër shkolla..

Por, deklarata e kryeministrit dhe mungesa e informacionit mbi këtë projekt ka ndezur polemika në rrjetet sociale, lidhur me laicitetin e shkollës sonë. Pedagogë të Universitetit të Tiranës deklarohen kundër kësaj ideje.

“Ku jemi këtu, në Iran, në Arabinë Saudite apo në Evropën mesjetare? Nëse një prind do që fëmija e tij të marrë mësime fetare, e çon në një shkollë të licencuar për këtë punë dhe jo në një shkollë shtetërore. Mos vallë duhet ta mbushim shkollën me ferexhe apo veladone priftërinjsh?”, pyet profesor Artan Trebicka.

Ndërsa të tjerë thonë se, duhet të saktësohet se bëhet fjalë për të mësuar mbi fenë dhe jo fenë, për të mësuar historinë e besimeve fetare. Kjo nismë pritet të zbatohet si projekt pilot, si fillim në një shkollë në zonë urbane dhe një në zonë rurale, për t’u shtrirë më pas në të gjithë vendin. /Top Channel/

Në trend Lajme

Më shumë
Dita botërore e lirisë së shtypit, raporti i “Reporterëve pa Kufij” - Kosova shënon rënie për 19 vende

Dita botërore e lirisë së shtypit, raporti i “Reporterëve pa Kufij” - Kosova shënon rënie për 19 vende

Lajme
Gjilan, një person refuzon të ndalet para policisë - polici përmes xhamit ia merr çelësat dhe fikë veturën e tij

Gjilan, një person refuzon të ndalet para policisë - polici përmes xhamit ia merr çelësat dhe fikë veturën e tij

Kronika e Zezë
“Ushtria digjitale” e Kurtit në front kundër gazetarëve

“Ushtria digjitale” e Kurtit në front kundër gazetarëve

Lajme
Ferizaj, një grua raporton se vajza e saj është marrë nga një person i panjohur - dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me të

Ferizaj, një grua raporton se vajza e saj është marrë nga një person i panjohur - dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me të

Kronika e Zezë
Anëtarësimi i Kosovës në KiE-së, Kosova dhe Zvicra mbajnë takimin konsultativ

Anëtarësimi i Kosovës në KiE-së, Kosova dhe Zvicra mbajnë takimin konsultativ

Lajme
Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet, shumë shpejt projekti do të tenderohet

Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet, shumë shpejt projekti do të tenderohet

Lajme
Kalo në kategori