Federata angleze e ka konfirmuar se ka marr një ofertë për blerje e stadiumit legjendar Wembley.

Oferta ka ardhur nga Shahid Khan, pronari miliarder i Fulhamit.


Oferta pretendohet të jetë diku deri në 800 milionë funte, edhe pse FA nuk i ka zbuluar detaje.

Një cicërim e shkurtër e lëshuar përmes llogarisë zyrtare e ka konfirmuar këtë.

"Ne mund ta konfirmojmë se FA ka marrë një ofertë për të blerë stadiumin Wembley".

Blerësit kanë thënë se janë të lumtur që oferta e tyre është marr në konsideratë.

GettyImages 949975344 Ndeshja e fundit e zhvilluar në Wembley (Getty)

Mendohet se me shitje në stadium do të ketë edhe ndeshje të NFL (futbollit amerikan) në Wembley.

FA e ka në pronësi stadiumin që nga përfundimi i ndërtimit të tij në vitin 2007. /Telegrafi/

telegrafi sport app