Federata e futbollit të Anglisë [FA] po rrit presionin mbi Roberto Mancini për të zëvendësuar Sam Allardyce në stolin e kombëtares së tyre.

Tashmë e disa ditë është përfolur se ish-trajneri i Inter dhe Manchester City ishte një kandidat kryesor për stolin e ‘Tre Luanëve’.


Mancini ishte një nga opsionet kryesore para se Allardyce të emërohet gjatë verës, por në atë kohë ishte ende nën kontratë me Interin.

Ai u largua nga klubi me marrëveshje vetëm dy javë para fillimit të sezonit dhe është duke kërkuar një sfidë të re, ku ka shumë të ngjarë të jetë jashtë Italisë.

Allardyce u shkarkua pas një goditje të gazetave vetëm 67 ditë në qëndrimit të tij me Tre Luanët dhe Federata Angleze e Futbollit dëshiron Mancinin si zëvendësues së tij. /Telegrafi/

telegrafi sport app