Katër raste të krimeve të luftës po qëndrojnë pezull në Gjykatën Themelore në Mitrovicë.
Kështu thuhet në raportin e Fondit për të Drejtën Humanitare, ku gjatë së enjtes u diskutua me temën “Gjykimi i krimeve të luftës në mungesë – Veprim i duhur?”, për çka u theksua se efikasiteti në këtë fushë nuk është i kënaqshëm.
Koordinatori i projektit, Amer Alija ka prezantuar raportin “Gjykimet për krimet e luftës: pa përparim të dukshëm”, ku tha se gjatë vitit 2022 janë arrestuar pesë persona për krime të luftës.
“Që nga përfundimi i luftës institucionet gjyqësore i kanë dënuar vetëm 72 persona, janë vrarë më shumë se 10 mijë viktima civile. Në këtë raport janë trajtuar 13 raste gjyqësore. Në Gjykatën Themelore të Mitrovicës e kemi një stagnim të punës në katër raste. Vonesa të tilla mund të rrezikojnë efektivitetin, në anën tjetër viktimat dhe dëshmitarët sigurisht që do të zhgënjehen. Efikasiteti në ndjekjen penale nuk është i kënaqshëm. I kemi adresuar edhe ngecjet dhe i kemi rekomanduar disa hapa që duhet të ndërmerren nga ana e gjyqësorit”, tha ajo.
Prokurorja speciale, Drita Hajdari u shpreh se pas pranimit të mbi 900 rasteve për krime lufte, kanë arritur një menaxhim të mirëfilltë të këtyre rasteve.
“Kemi caktuar prioritete, masakra, dhunime seksuale dhe raste që kemi pasur prova të mjaftueshme të krimeve. Në fillim të marrjes së kompetencave kemi punuar dy prokurorë, tash jemi katër… Shumica e provave materiale ndodhet në Tribunalin e Hagës…”, u shpreh ajo.
“Ne jemi në përgatitjen e disa aktakuzave për gjykimin në mungesë”, ka shtuar ajo.
Avokati Artan Qerkini u shpreh se gjykimi në mungesë ka qenë domosdoshmëri.
“Kodi i Procedurës Penale ka hyrë në fuqi me datën 18 shkurt të këtij viti dhe janë paraparë disa veprime, do të kërkohet që ftesa së bashku me aktakuzën të publikohen në ueb-faqen e prokurorisë dhe në gazetën zyrtare. Është një garanci shtesë për të pandehurin, nëse ai arrestohet ka të drejtë të kërkojë rigjykim”, u shpreh ai.
Zëvendësshefja e Misionit në Ambasadën e Zvicrës në Kosovë, Pualine Menthonnex Gacaferri tha se bashkëpunimi mes autoriteteve të Kosovës e Serbisë është thelbësor për të arritur progres.
“Deri më tani nuk ka pasur gjykim në mungesë. Dhe kjo do të shkonte kundër praktikave që shihen dhe promovohen në arenën ndërkombëtare të sundimit të ligjit. Për të ngritur akoma më shumë performancën e institucioneve, për të ofruar kapacitete të mëtutjeshme, së dyti themelimi i bashkëpunimit mes autoriteteve gjyqësore mes Kosovës dhe Serbisë do të ishte thelbësore për të arritur progres”, tha ajo. /kp/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNë xhamitë e Kosovës ligjërohet edhe për zgjedhjet
Kapen narkotikë e para false në Prishtinë, prangosen dy të persona
Votimi në diasporë: A ka rrezik për manipulim në transportin e zarfeve zgjedhore?
LVV përmbyll fushatën në Prishtinë, Kurti: 1 miliard euro për prodhimtarinë dhe ndërmarrësinë
Specialja del me sqarim për refuzimin e kërkesës së Thaçit për të vizituar babanë në spital
A do të ketë marrëveshje me Spanjën si me Italinë për emigrantët? Rama përgjigjet nga Madridi
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
"Le ta bëjmë një marrëveshje", Zelensky i ofron Trumpit minerale të rralla në këmbim të ndihmës financiare
Netanyahu mohon shtetin palestinez: Le ta krijojnë shtetin e tyre në Arabinë Saudite
Votimi në diasporë: A ka rrezik për manipulim në transportin e zarfeve zgjedhore?
Trump: Izraeli do t'ia dorëzojë Gazën SHBA-së pas luftimeve
Legjenda e Milanit u shkarkua nga posti i trajnerit pasi nuk e futi në lojë djalin e presidentit
Tom Jones qëndroi me dashurinë e fëmijërisë deri në vdekjen e saj, por martesa e tyre 59 vjeçare u shoqërua me shumë tradhti