LAJMI I FUNDIT:

FDH: Propozimi për zbatimin e gjykimeve në mungesë kërkon debat profesional e jo politik

FDH: Propozimi për zbatimin e gjykimeve në mungesë kërkon debat profesional e jo politik

Pas miratimit të propozimit për ndryshimin-plotësimin e Kodit të Procedurës Penale të Kosovës, Fondi për të Drejtën Humanitare Kosovë (FDH Kosovë) ka shprehur mospajtimin me propozimin që ligji në të ardhmen të mundësojë gjykimet në mungesë të personave, për të cilët dyshohet se janë kryerës të veprave penale që kanë ndodhur gjatë kohës së konfliktit të armatosur në Kosovë e të cilët nuk janë të qasshëm për organet e ndjekjes, përkatësisht ndodhen jashtë territorit të Kosovës.

FDH Kosovë vlerëson se propozimi synon që në procedurën penale të fus një ndryshim, i cili mund të ketë tash për tash pasoja të paparashikueshme.

“Propozimi, me të cilin parashihet mundësia e gjykimit në mungesë për krimet e luftës nuk do të duhej të miratohej deri sa për të nuk zhvillohet, jo vetëm debat politik, por edhe profesional në të cilin do të kërkoheshin përgjigje në pyetjet: çfarë pasojash juridike do të kishin aktgjykimet, në të cilat bëhet gjykimi në mungesë; a thua aktgjykimet e këtyre gjykimeve do ta sigurojnë të drejtën e viktimave në drejtësi; a do të jenë viktimat të kënaqura me faktin që, në bazë të dëshmive të tyre, të gjykohet dikush i cili nuk është i pranishëm; a është fare e mundshme për të zhvilluar një shqyrtim kryesor valid/të ligjshëm kundër dikujt i cili ende është në liri; si dhe a është e mundur që viktimat ose familjet e tyre të marrin satisfaksionin ose të realizojnë ndonjë kompensim tjetër në bazë të aktgjykimeve, me të cilat eventualisht shpallen fajtor dhe gjykohen të akuzuarit në mungesë?”, thuhet në reagimin e FDH-së.


Miratohet ndryshimi i kodit që lejon gjykimin në mungesë për krime lufte
Lexo po ashtu Miratohet ndryshimi i kodit që lejon gjykimin në mungesë për krime lufte

Më tej thuhet se debati publik dhe profesional mbi propozimin që në Kosovë të mundësohet gjykimi në mungesë për veprat më të rënda penale, siç janë krimet e luftës, duhet të kërkoj përgjigje edhe në pyetjen nëse gjykimet e këtilla mund të përbëjnë ngarkesë shtesë për institucionet e gjyqësorit në Kosovë, edhe ashtu stërngarkuara.

“Nuk duhet të hiqet nga vështrimi as obligimi i gjykatave që, pas burgosjes eventuale të personave, të cilat kanë qenë të gjykuar dhe të dënuar në mungesë, në këto lëndë prapë të hapin shqyrtimet kryesore në bazë të respektimit të të drejtave dhe të lirive të tyre themelore, duke e përfshirë edhe atë në ankesë dhe gjykim të drejtë”, thuhet në reagim.

Ndryshe, Komisioni për legjislacion, mandate, imunitete, rregullore të Kuvendit dhe mbikëqyrje të Agjencisë kundër korrupsionit, në datën 9 shtator të vitit 2018, me shtatë vota për dhe dy abstenime, e ka miratuar propozimin e Lëvizjes për Vetëvendosje për ndryshimin përkatësisht plotësimin e Kodit mbi procedurën Penale të Kosovës, me të cilin parashihet mundësia e gjykimit në mungesë.

Në arsyetimin e propozimit, i cili nga ana e Komisionit është vlerësuar si i vonuar, midis të tjerash thuhet se me anë të mundësimit të gjykimit në mungesë, krahas respektimit të standardeve të gjykimit të drejtë, do të eliminohet një padrejtësi e madhe.

Në trend Lajme

Më shumë
KQZ refuzon hapjen e 177 kutive të votimit nga diaspora

KQZ refuzon hapjen e 177 kutive të votimit nga diaspora

A po mbesin jashtë Kuvendit, Arben Gashi nga LDK dhe Bekim Haxhiu nga PDK?

A po mbesin jashtë Kuvendit, Arben Gashi nga LDK dhe Bekim Haxhiu nga PDK?

Sekretariati kërkon nga KQZ të hapen 177 kuti të votimit nga diaspora – PDK e AAK kundërshtojnë

Sekretariati kërkon nga KQZ të hapen 177 kuti të votimit nga diaspora – PDK e AAK kundërshtojnë

Lajme
Rifat Jashari shkakton të qeshura në takim me Kurtin dhe ministrat, pyet Sveçlën: A po të ngon kush, a po e ngon kon, a veç vetën?

Rifat Jashari shkakton të qeshura në takim me Kurtin dhe ministrat, pyet Sveçlën: A po të ngon kush, a po e ngon kon, a veç vetën?

Lajme
Zbulohet organizatori i vrasjeve të shqiptarëve në Ekuador, krahu i djathtë i Dritan Rexhepit

Zbulohet organizatori i vrasjeve të shqiptarëve në Ekuador, krahu i djathtë i Dritan Rexhepit

Lajme
​Kurti, politikani më i votuari në Kosovë – thyen rekordin e presidentes Vjosa Osmani

​Kurti, politikani më i votuari në Kosovë – thyen rekordin e presidentes Vjosa Osmani

Lajme
Kalo në kategori