Është mbyllur stinori vjeshtor në Superligën e Kosovës në futsall, ku nuk munguan ndeshjet e forta dhe rivalizuese, në njërin prej sporteve më popullore në Kosovë.

Pas nëntë xhiros të zhvilluara, FC Prishtina 01 e ka mbyllur sezonin si kampion vjeshtor.


Kampioni aktual ka marr 7 fitore dhe 2 barazime, ku me 23 pikë është lider.

468633574 1093127579483946 1587541200573083803 n

FC Drenica, FC Vjosa dhe FC Mabetex Prishtina, po ashtu zhvilluan paraqitje shumë të mira dhe kanë pikë të njëjta nga 18 deri tani.

Malisheva me 14 pikë dhe Drenasi me 13 pikë, mbajnë vendet e fundit që dërgojnë në play-off.FC Liqeni është i shtati me 8 pikë, ndërsa BB Llapi është në vendin e tetë me 7 pikë, aq sa ka edhe FC Obiliqi në vendit e nëntë. FC Prishtina është në pozitën e fundit me 4 pikë. 

467151782 554062240809733 7011308945611406496 n

Po ashtu janë zhvilluar edhe dy rrethe të Kupës së Kosovës, ku deri në gjysmëfinale kanë arritur FC Prishtina 01, FC Shtimja 26, FC Vjosa dhe FC Komorani.

468216688 562803659935591 5726976135766029847 n

Në gjysmëfinale takohen FC Shtimja 26 - FC Prishtina 01 dhe FC Vjosa - FC Komorani. /Telegrafi/

telegrafi sport app