Portali Telegrafi ka bërë një intervistë me drejtues të klubit të Dritës rreth pandemisë, rikthimit të futbollit, përgatitjeve dhe garës për titull kampion në Superligën e Kosovës. Pjesë e intervistës ishin drejtori sportiv Valon Zymberi, trajneri Ardian Nuhiu dhe kapiteni Ardian Limani.
Futbolli i Kosovës ishte i pezulluar nga fillimi i muajit mars deri në fillim të muajit qershor shkaku i pandemisë së coronavirusit.
Megjithatë, rikthimi i futbollit ka rikthyer emocionet e munguara, ethet dhe garën për titull dhe mbijetesë, të cilët janë më të ashpra se kurrë.
Në lidhje me pandeminë, rikthimit të futbollit, përgatitjet dhe garës për titull kampion në Superligën e Kosovës kanë folur edhe anëtarët e klubit gjilanas, Drita: Valon Zymberi, Ardian Nuhiu dhe Ardian Limani.
Trajneri i Dritës, Ardian Nuhiu ka komentuar periudhën e pezullimit të futbollit si pasojë e pandemisë.
“Në momentin më të mirë tonin erdhi ajo ndërprerja, ku futbollistët tonë ishin fizikisht mirë, ku kaluan katër-pesë ndeshje dhe ishin në maksimumin e tyre dhe po zhvillonin ndeshjet shumë mirë”, ka thënë fillimisht Nuhiu për Telegrafin.
“Ishim të detyruar kjo nuk diskutohet pasi shëndeti para së gjithash është më me rendësi. Por, gjatë fazës së pushimit kemi qenë në kontakt të vazhdueshëm me futbollistët. Ata kanë vazhduar të stërvitin, të mbajnë formën fizike dhe jo atë sportive, pasi ajo mbahet me ndeshje me stërvitje në grup”.
Ai ka folur edhe për rinisjen e sezonit dhe ndeshjet e para pas rikthimit.
“Pas një rikthimi të tillë, futbollistët u treguan shumë profesionist sepse gjatë fazës së pushimit kanë stërvitur dhe më vjen mirë pasi pas rikthimit të tillë me vetëm dy javë stërvitje të plota u futëm në ndeshje dhe kemi zhvilluar dy ndeshje shumë të rëndësishme dhe të vështira, pasi siç e dimë edhe Flamurtari edhe Trepça ’89 luftojnë për mbijetesë dhe është vështirë të fitohet”.
Nuhiu pastaj ka folur edhe për kampionatin dhe garën për titull në Superligën e Kosovës.
“Po shohim një kampionat të barabartë dhe mjaft të vështirë për të mos thënë më i vështirë në vitet e fundit sepse jemi plot katër ekipe që gjithë e kemi qëllim titullin. Diferencat janë shumë të vogla mes ekipeve. Është faza e fundit, ku ekipi që do të menaxhoj më mirë ndeshjet, pasi kemi orar shumë të ngjeshur, duke e ruajtur formën dhe fizikun e futbollistë, por prapë them se do të jetë garë e ngushtë deri në fund dhe ndoshta ndeshjet direkte do të jenë vendimtare”, përfundoi trajneri i Dritës.
Pas Nuhiut, ka folur edhe drejtori i klubit Valon Zymberi, i cili gjithashtu ka mendimet e njëjta me trajnerin.
“Normalisht që ne jemi munduar vazhdimisht me ia bë hyzmetin siç thonë. Normal që ne nga fillimi i sezonit të dytë, ne e kemi pasur vetëm një humbje dhe të gjitha i kemi pasur fitore dhe kemi pasur një ritëm jashtëzakonisht të mirë me të gjitha fitore, përveç një humbje që e kemi pasur në Ballkan”, ka thënë fillimisht Zymberi për Telegrafin.
“Ne kemi qenë në një nivel jashtëzakonisht të kënaqshëm. Pandemia na ka dëmtuar pak, pasi kemi qenë në një ritëm jashtëzakonisht të mirë. Por, fatmirësisht edhe pas pandemisë ne jemi kthyer te fitorja. Ajo që ka qenë më e rëndësishmja është fakti që nuk kemi pasur lëndime, sepse dihet se pas pandemisë shumica edhe skuadrat evropiane kanë pasur lëndime të mëdha te lojtarët. Ky ka qenë një fat i mirë për neve, që e para nuk kemi pasur lëndime dhe e dyta jemi kthyer me një trepikësh dhe po vazhdojmë me fitore”.
Zymberi ka folur edhe për seriozitetin, vazhdimësinë dhe garën për titull të Dritës.
“Sigurisht që prej fillimit të kampionatit ne kemi qenë të kënaqur me paraqitjen e lojtarëve dhe normalisht që serioziteti i ekipit tregohet atëherë kur edhe gjatë rrugës t’i mundohesh ti stoposh ose t’i mbash lojtarët të cilët janë ndoshta lojtarët kryesor të ekipit. Ne në këtë pjesë kemi punuar vazhdimisht, qysh prej fillimit të sezonit të dytë që të mundohemi ta ruajmë boshtin e ekipit dhe kemi filluar me kapitenin dhe pastaj edhe lojtarë tjerë dhe gjithashtu me drejtuesit e ekipit, trajnerin, kemi vazhduar kontratën”.
“Shihet optimizmi i madh brenda ekipit. Është një atmosferë jashtëzakonisht e mirë. Mendoj se nuk ka qenë asnjëherë atmosfera e tillë, një grup i përbashkët një grup i bashkuar i lojtarëve, gjithashtu i stafit. Bashkëpunimi shumë i mirë në mes të presidentëve, kryesisë dhe i lojtarëve e ka bërë që të merren rezultate dhe të ketë pozitivitet në ekip. Nëse kemi fat dhe nuk na përcjellin lëndimet, mendoj se jemi rrugës së duhur për ta bërë një gjë të tillë (ta fitojmë titullin)”, përfundoi drejtori sportiv i klubit.
Në të njëjtën linjë me përgatitjet, atmosferën dhe luftën për titull është edhe kapiteni Ardian Limani.
“Padyshim që ka qenë një periudhë shumë e vështirë për neve sepse ne përditshmëri e kemi futbollin edhe çdo ditë merremi me futboll, kemi stërvitje. Mirëpo edhe gjatë periudhës së pandemisë dhe karantinimit jemi munduar të improvizojmë diçka, gjithmonë në bazë të rekomandimeve të trajnerit duke punuar individualisht apo në grupe të vogla nga tre-katër persona në maksimum. Kështu që e kemi tejkaluar këtë fazë, por ia kemi parë hajrin në një far mënyrë sepse jemi në një formë shumë të mirë për shkak të dhuratave të kundërshtarëve sepse jemi në pozitën e parë dhe të vazhdojmë kështu”, ka thënë fillimisht Limani për Telegrafin.
“Ne presim që me këto paraqitje t’i marrim ndeshjet një nga një dhe normal që synimet e Dritës janë të përfundojmë aty ku jemi aty për momentin sepse jemi duke luftuar për titull dhe Drita gjithmonë lufton për titull”.
“Mirëpo, dihet që do të jetë një kampionat shumë i vështirë sepse kemi tre apo katër kundërshtarë shumë të fortë edhe ata gjithmonë kanë synime të njëjta, kështu që Dritën e presin deri në fund në garën për titull”, përfundoi kapiteni i Dritës.
/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Barcelona i paguan dëmshpërblimin përfundimtar trajnerit të cilin e shkarkuan katër vjet më parë
Prapaskenat e ndeshjes Kosovë-Rumani: ‘Zhdukja’ e Fodas dhe futbollistëve pas turpërimit, zënkat në fushë dhe elektrizimi i tifozëve nga Rexhbeçaj
Legjenda rumune, Mutu: Lojtarët e Kosovës shumë individualistë
“E kemi fajin edhe ne”, trajneri Lucescu për sharjet e tifozëve dhe vërshëllimin e himnit
Prapaskenat e ndeshjes Kosovë-Rumani: ‘Zhdukja’ e Fodas dhe futbollistëve pas turpërimit, zënkat në fushë dhe elektrizimi i tifozëve nga Rexhbeçaj
Legjenda rumune, Mutu: Lojtarët e Kosovës shumë individualistë
Barcelona e gatshme për të nënshkruar me dy yjet e Gjermanisë
Haaland afër rinovimit të kontratës me Man Cityn, por përfshihet edhe një klauzolë ‘e kapshme’ për Real Madridin
Alarmohet Real Madridi, një tjetër yll i madh lëndohet gjatë ndeshjes me kombëtaren e tij
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Santiana Maloku dhe Lirimi i japin fund lidhjes së tyre?
Persona të maskuar shihen në pjesën serbe të pikëkalimit kufitar në Bërnjak
Mbyllet edhe pika kufitare në Merdar, Sveçla: Ekstremistët e maskuar brenda Serbisë po kryejnë veprime fashiste
Trajneri i Rumanisë tregohet një profesionist i vërtetë kur flet për lojën e Kosovës
Sveçla: Mbyllet vendkalimi kufitar në Bërnjak, serbët maltretuan një familje shqiptare që po udhëtonte për në Gjermani
Gërvalla kërkon reagim nga bashkësia ndërkombëtare: Ndaleni Vuçiqin përpara se ai të shkaktojë luftë