FBK nikoqire e pesë ngjarjeve të basketbollit ndërkombëtar, Dushku shpalos detaje rreth organizimeve dhe besimit që kanë nga FIBA
Federata e Basketbollit të Kosovës gjatë vitit 2024 do të jetë nikoqire e pesë eventeve të Basketbollit ndërkombëtarë.
Kjo fal punës së vazhdueshme të krerëve të FBK-së, që Kosova e kësaj radhe Prishtina të mirëpret, FIBA 3×3 Europe Cup Qualifier, FIBA Kampionatin Evropian për Shtetet të Vogla-Femrat, FIBA 3×3 Women’s Series, FIBA 3×3 Challenger Prishtina si dhe FIBA Kampionati U-18 Divizioni C për Femrat.
Rreth organizimit të këtyre eventeve për Telegrafin ka folur Sekretarja e Përgjithshme e FBK-së, Elvira Dushku e cila ka treguar se FBK që nga viti 2018 rregullisht organizon kampionate të FIBA-së.
“FBK prej vitit 2018 rregullisht organizon FIBA Kampionate Evropiane të Kategorive të Reja në të dyja konkurrencat dhe tashmë ne kemi përfituar përvojë të mjaftueshme në organizime të tilla, por kjo do të jetë hera e parë për ne si Federatë që do të organizojmë dhe bashkë-organizojmë 5 evente të nivelit të lartë të basketbollit dhe basketbollit 3×3. Besoj se përvoja e fituar në këto pesë vitet e fundit do të na ndihmojë ti tejkalojmë vështirësitë, por gjithsesi se do në organizim të këtyre eventeve Federata do të angazhoj grupe të ndryshme të interesit dhe në këtë mënyrë besojmë fuqishëm se do t’ia dalim që verën e vitit 2024 ta përmbyllim me sukses të madh si në nivel të organizimeve ashtu edhe në nivel të rezultateve”, është shprehu Dushku.
Dushku tutje ka potencuar se kjo është dëshmi e punës dhe përkushtimit.
“Kjo arritje është një dëshmi e punës së palodhshme, përkushtimit dhe pasionit të të gjithë komunitetit të basketbollit në vendin tonë. Vendimi për t’i besuar Kosovës organizimin e këtyre garave prestigjioze është një reflektim i përkushtimit tonë për përsosmëri dhe hapave të jashtëzakonshëm që kemi bërë në këtë sport. I shprehim mirënjohjen tonë të sinqertë FIBA-s për njohjen e potencialit të Kosovës dhe ofrimin e mundësisë për të shfaqur aftësitë tona në skenën globale”.
Patjetër se organizimi i eventeve ndërkombëtarë në Kosovës është edhe promovim jo vetëm I basketbollit por edhe i shtetit në arenën ndërkombëtare.
“Organizimi i këtyre eventeve ka rëndësi të madhe për afirmimin global të Kosovës dhe për imazhin e vendit tonë. Një nga arsyet pse ne rregullisht kandidojmë për organizimin e eventeve të FIBA-s është edhe zhvillimi i diplomacisë sportive, nëpërmjet të cilës ne synojmë që sa më shumë të shfaqim Kosovën si një shtet në zhvillim e sipër dhe i përkushtuar për ti dhënë hapësirën e duhur sportit dhe sportistëve”, ka thënë Dushku për Telegrafin.
Krahas punës së palodhshme në aspektin organizativë Sekretarja e Përgjithshme e FBK-së gjithashtu ka folur edhe rreth pritshmerive që ka në paraqitjen e Përfaqësueseve të Kosovës
“Së shpejti presim që të emërojmë një trajner të huaj në krye të Përfaqësueses A të Femrave, i cili së bashku me shtabin Teknik do të përcaktohen në ndërtimin e një skuadre e cila do të jetë e denjë të luftojë për tri vendet e para. Megjithatë për synime konkrete duhet të presim emërimin e trajnerit dhe ndihmësve të tij në mënyrë që ai të na tregoj se çfarë potenciali kemi me vashat që i kemi në dispozicion dhe se cili do të jetë synimi ynë në FIBA Kampionatin Evropian për Shtete të Vogla. Ndërkaq sa i përket Përfaqësueses U18 të Femrave që do të garojnë në Divizionin C, garë kjo që organizohet në Prishtinë, mund të themi se e kemi një grup të vajzave të talentuara që brenda disa viteve do të arrijnë të na prezantojnë në mënyrën më të mirë të mundshme”.
Këto organizime ndërkombëtare nuk janë të parat që FBK i ka organizuar, por e pyetur se cili ka qenë vlerësimi nga FIBA për kampionatet e kaluar Dushku u shpreh se kanë qenë shembuj deri më tani.
“Vetë fakti se FIBA na ka besuar për çdo vit organizime të FIBA Kampionateve Evropiane e dëshmon vlerësimin që institucioni më i lartë i basketbollit në botë e ka për Federatën e Basketbollit të Kosovës. Në çdo organizim që e kemi pasur në Kosovë prej vitit 2018 e deri më tani ne kemi qenë ndër shembujt më të mirë në Evropë për organizime të tilla dhe jemi shumë krenar me gjithë punën që e bëjmë”.
Krahas sukseseve në organizim sigurisht që gjatë punës në terën ka vështirësi për të cilat i ka theksuar Elvira Dushku.
“Pjesa më sfiduese çdo herë e organizimeve mbetet infrastruktura sportive, palestrat e ngarkuara, aktivitete të shumta dhe të ndryshme në të njëjtën kohë, por gjithsesi se do t’ia dalim që në koordinim më grupet e interesit që edhe në vitin 2024 ti kapërcejmë këto vështirësi”.
FBK ka të hartuar Planin Strategjik për vitin 2021-2025 ku njëri nga qëllimet është “Vajzat dhe Gratë në basketboll” pasi që tri nga pesë organizime do të jenë për femrat, Dushku ka treguar nëse këto organizime lidhen më Planin Strategjik.
“Një nga qëllimet e FBK-së në Planin Strategjik 2021-2025 është “Vajzat dhe Gratë në basketboll”. Ne synojmë që nëpërmjet këtij qëllimi ti shtyjmë vajzat të praktikojnë basketbollin por edhe të qëndrojnë në basketboll pas përfundimit të karrierës së basketbolliste. Synimi ynë është që të kemi më shumë trajnere, gjyqtare, delegate, administratore, menaxhere në klube të ndryshme, dhe atë jo vetëm në konkurrencën e femrave por edhe në atë të meshkujve”.
Marr parasysh se janë pesë evente padyshim se secili event edhe kërkon kosto të konsiderueshme financiarë, gjë që FBK nuk do të mund t’i organizonte pa përkrahjen e partnerëve sipas Dushkut.
“Të gjitha këto evente ndërkombëtare nuk do të mund të organizoheshin pa përkrahjen nga partneri kryesor zhvillimor i Federatës së Basketbollit të Kosovës – Ministria për Kulturë, Rini dhe Sport, e cila e ka kuptuar rëndësinë e madhe që këto organizime kanë për afirmimin global të Kosovës dhe për imazhin e vendit tonë, si dhe për ngritjen e kapaciteteve organizative të Federatës së Basketbollit të Kosovës për organizime edhe më prestigjioze viteve në vijim, si dhe nga partnerët tjerë institucionalë si Komuna e Prishtinës, e cila është zotuar për përkrahjen afatgjatë të sportit të basketbollit në të gjitha disiplinat, me theks të veçantë në mbështetjen e aktiviteteve të 3×3 në kryeqytet”.
Për fund Dushku ka folur edhe rreth synimeve që FBK ka për vitet e ardhshme për organizimin e eventeve ndërkombëtare.
“Synimi i Federatës së Basketbollit të Kosovës është që gradualisht të filloj të aplikoj për evente që sjellin në Kosovë 16 prej 24 ekipe, e ku këtu bëhet fjalë për FIBA Kampionate Evropiane të Divizionit B, por se për të kandiduar për organizime të tilla ne duhet të kemi përveç palestrave edhe hotele që realizojnë kapacitete të tillë. Sidoqoftë ne besojmë se prej vitit 2025 e tutje do të mund të kandidojmë dhe të organizojmë evente të tilla, të cilat sigurisht se kërkojnë vëmendje dhe angazhim shumë më të madh, por që gjithsesi se Federata e Basketbollit e Kosovës do ti mirëpret organizimet e tilla”, tha Dushuku. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKosova mëson kundërshtarin për promovim në Ligën B të Ligës së Kombeve
Kosova mëson sot kundërshtarin për ndeshjen ‘play-off’ në Ligën e Kombeve
“Tani kam luks”, talenti i zbuluar nga Ferguson u largua nga futbolli për të qenë postier
Interi identifikon trashëgimtarin e mundshëm të Calhanoglut
Rodri: Kur të thërret Real Madridi, është një nder
Guardiola zbulon arsyen e çuditshme pse rinovoi kontratën me Man Cityn
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje