LAJMI I FUNDIT:

FBK në bashkëpunim me FIBA-n organizojnë Seminar për zhvillimin dhe fuqizimin e Klubeve më 26 e 27 shkurt

FBK në bashkëpunim me FIBA-n organizojnë Seminar për zhvillimin dhe fuqizimin e Klubeve më 26 e 27 shkurt

Federata e Basketbollit e Kosovës në bashkëpunim me Federatën Ndërkombëtare të Basketbollit (FIBA) më 26 e 27 Shkurt 2022 në Prishtinë do të organizojnë Seminarin për Klubet e FBK-së.

Qëllimi i organizimit të këtij Seminari është zhvillimi dhe fuqizimi i klubeve të basketbollit.

Fuqizimi i Klubeve të FBK-së është një nga pesë qëllimet e FBK-së në Planin Strategjik 2021-2025, të cilin Federata e Basketbollit të Kosovës e ka hartuar në bashkëpunim me FIBA-n dhe ekspertët e jashtëm të angazhuar nga institucioni më i lartë i basketbollit në botë.
Ligjërues në Seminarin dy ditor do të jenë ekspertë të angazhuar nga FIBA: Geoff Wilson, Maeve Buckley dhe Gustavo Arellano.
Temat për të cilat ata/o do të ligjërojnë janë:


– Menaxhimi i brendit dhe angazhimi digjital me tifozë.
– Veprimet në ditën e ndeshjes dhe angazhimi me tifozë në ditën e ndeshjes.
– Sponsorizimi dhe investimet nga sektori publik.
Seminari do të organizohet në hotel “Four Points by Sheraton Prishtina”, në ditën e parë (26.02.2022) prej 09:00 – 17:30 dhe në ditën e dytë (27.02.2022) prej 09:00 – 13:00.

Klubet e FBK-së do të duhet delegojnë përfaqësuesit e tyre në Seminar, i cili po organizohet në dobi të zhvillimit dhe fuqizimit të këtyre klubeve.

Krahas ligjëruesve në Seminar dhe në një vizitë pesë ditore në Kosovë do të qëndrojnë edhe Radmila Turner, Përgjegjëse për Federatat Nacionale në FIBA Europe dhe Florian Pasquet, Përgjegjës për Federatat Nacionale në FIBA Bota, të cilët do të jenë në rolin e monitoruesve në Seminarin për Klube dhe njëkohësisht do të zhvillojnë takime me krerët e FBK-së, dhe me stafin e zyrës ekzekutive të FBK-së për të diskutuar për punën që është bërë në vitin e parë të implementimit të Planit Strategjik të FBK-së 2021-2025.
Zyrtarët e FIBA-s do të jenë të pranishëm edhe në ndeshjen Kosovë – Norvegji që do të zhvillohet më 27 shkurt në ora 19:00 në palestrën “Minatori” në Mitrovicë në kuadër të parakualifikimeve për FIBA Eurobasket 2025.

Në trend Sport

Më shumë
Man Utd përgatit një ofertë prej 100 milionë euro për yllin e Barcelonës

Man Utd përgatit një ofertë prej 100 milionë euro për yllin e Barcelonës

Premier League
PSV i bën një kërkesë zyrtare të pazakontë UEFA-s për ndeshjen e ardhshme të Ligës së Kampionëve

PSV i bën një kërkesë zyrtare të pazakontë UEFA-s për ndeshjen e ardhshme të Ligës së Kampionëve

Liga e Kampionëve
Sot hidhet shorti për fazën e 1/8-tës në Ligën e Kampionëve, Ligën e Evropës dhe Ligën e Konferencës

Sot hidhet shorti për fazën e 1/8-tës në Ligën e Kampionëve, Ligën e Evropës dhe Ligën e Konferencës

Ndërkombëtare
Flick emëron një klub që mund ta pengojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Flick emëron një klub që mund ta pengojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Pas eliminimit nga Liga e Kampionëve, Guardiola parashikon katër skuadrat favorite për ta fituar garën

Pas eliminimit nga Liga e Kampionëve, Guardiola parashikon katër skuadrat favorite për ta fituar garën

Liga e Kampionëve
Fanellat më të shitura të Barcelonës këtë sezon - Yamal i pari, Messi mbetet ende në ‘top 3’

Fanellat më të shitura të Barcelonës këtë sezon - Yamal i pari, Messi mbetet ende në ‘top 3’

La Liga
Kalo në kategori