FaZe është kualifikuar në fazën e tretë të CS2 Majorit që po mbahet në Budapest, pas fitores bindëse ndaj Ninjas in Pyjamas.

FaZe që ishte mposhtur nga NiP në fazën e parë, këtë herë treguan krejtësisht fytyrë tjetër për të fituar në mape me rezultat 2-0.


Fillimisht në “De_Inferno”, FaZe bënë një përmbysje të çmendur nga 3:9, në 16:12. Më i dalluari ishte kanadezi Russen “Tëistzz” Van Dulken me plot 31 eliminime.

Kanadezi e drejtoi ekipin edhe në “De_Nuke”, që po ashtu fituan me rezultat 16:12, por këtë herë bërë 23 eliminime, ndihmuar nga David “frozen” Cernansky me 22 eliminime dhe polaku Jakub “jcobbb” Pietruszeëski me 21 sosh.

Kësisoj, FaZe bëhet skuadra e parë që kualifikohet në fazën e tretë, ndërsa pak më vonë mund t’i bashkohet edhe NaVi i “makazze” që kanë përballë B8./Telegrafi/

telegrafi sport app