Hip hop ylli shqiptar, S4MM, ka publikuar projektin e ri muzikor. 

"Enemies" titullohet kënga e re e tij në bashkëpunim me reperin e njohur zviveran, Faustbatal.


Ky projekt është i kompletuar edhe nga ana vizuale, teksa është publikuar në kanalin e "CMFG Music".

Miksimin dhe masterizimin e ka bërë Don Gima, kurse për videon është përkujdesur Alban Selimaj.

Ndryshe, S4MM këtë vit publikoi albumin e ri "Java e Legjendës", në të cilin përfshihen gjithsej shtatë këngë.

Projektet u pritën mjaft mirë nga publiku, teksa numërojnë miliona klikimesh në platformat e ndryshme muzikore. /Telegrafi/