LAJMI I FUNDIT:

Faturat e rrymës mbyllin zanatet në Çarshinë e vjetër të Shkupit

Faturat e rrymës mbyllin zanatet në Çarshinë e vjetër të Shkupit

Faturat e larta të rrymës mbyllin zanatet në çarshinë e vjetër të Shkupit. Pas 10 viteve mund të humbet zanati i rrobaqepësisë. Disa punonin edhe për festa.

“Mirdita. A u lodhët? A po keni punë. Sot është festë por ju po punoni si po ju shkon puna?

“Te ne nuk ka festë. Mirë po nuk është ashtu siç duhet, ashtu si ka qenë nuk është. Por po mundohemi. Edhe pse është ditë feste ne duhet të punojmë. Kështu është situata”. (00-26)


Rexhep Ameti 40 vite punon si rrobaqepës në Çarshinë e vjetër të Shkupit. Ka vendosur të hap punëtorinë edhe sot për të riparuar pasi askush nuk është i interesuar për të qepur diçka.

Ameti është njëri prej pak rrobaqepësve që po e mban gjallë këtë zanat. Shumica e të rinjëve nuk janë të interesuar për ta “vjedhur” zanatin.

“Besoj se pas 10 viteve nuk do të ketë kush të qep. Nuk do të ketë as kush të bënë riparime. Nuk ka çirak, nuk ka njerëz që duan ta mësojnë këtë zanat. Të rinjtë nuk e kanë dëshirë? Jo nuk ka. Unë as fëmijët e mi nuk i kam sjell këtu sepse nuk ka llogari. 40 vite e bëjë këtë punë vetëm për një jetë më mirë diçka nuk ka”, deklaroi Rexhep Ameti, rrobaqepës.

Kriza ekonomike, shtrenjtimi i energjisë elektrike edhe më shumë po e vështirëson punën e zanatçinjve në Çarshinë e vjetër të Shkupit. Çmimi i faturave të rrymës u ka ardhur dyfish më shumë, e një pjesë e tyre mendojnë t’i mbyllin dyqanet e tyre në qoftë se Qeveria nuk u del në ndihmë./KlanMacedonia/

Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Mbahet seanca gjyqësore për rastin

Mbahet seanca gjyqësore për rastin "Kobra", ai thotë se nuk ndihet fajtor

Drejtësi
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Politikë
Arrestohen 18 persona në Prizren për bixhoz të paligjshëm dhe armëmbajtje pa leje

Arrestohen 18 persona në Prizren për bixhoz të paligjshëm dhe armëmbajtje pa leje

Kronika e Zezë
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Lajme
Kalo në kategori