LAJMI I FUNDIT:

Fatmir Rexhepi: SPB Tetovë ka plan për komunikacionin gjatë verës, gjithashtu edhe për qetësinë publike

Fatmir Rexhepi: SPB Tetovë ka plan për komunikacionin gjatë verës, gjithashtu edhe për qetësinë publike

Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë gjatë stinës së verës përballet me intensitet të shtuar të punës së tyre. Përveç komunikacionit të rënduar, ata duhet të jenë në krye të detyrës edhe sa i përket rendit dhe qetësisë publik.

Në një intervistë për Telegrafi Maqedoni, zëdhënësi i SPB Tetovë Fatmir Rexhepi, ka folur në lidhje me këto çështje. Ai tha se Policia e Tetovës ka marrë masa për të informuar qytetarët për implikimet ligjore në lidhje me shkeljet që ndodhin gjatë ahengjeve familjare.

“Sa i përket kësaj çështje SPB – Tetovë gjatë gjithë kohës edhe para fillimit të këtij sezonit veror, ku dihet shumë mirë se organizohen një numër i madh i ahengjeve familjare, me apele të ndryshme kemi informuar qytetarët për implikimet ligjore në lidhje me shkeljet që ndodhin sepse natyra jonë shpesh dijmë të festojmë me anë të armëve të zjarrit apo me organizime të fishekzjarreve apo flakadanëve nëpër dasma. Sipas ligjit për qetësi publike, dënimet janë me gjoba prej 200 deri në 500 euro kurse në raste të veçanta kur ka dëme materiale apo në raste mos dhashtë Zoti edhe në viktima kjo kalon në vepër penale dhe dënimi kalon prej dy deri në pesë vite burg”.


“Deri më tani prej janarit deri në muajin korrik në SPB – Tetovë është konstatuar vetëm një vepër penale sa i përket shkaktimit të rrezikut të përgjithshëm edhe ajo është në Tetovë ku një person ka mbetur i plagosur në një aheng familjar dhe është përgatitur parashtresë përkatëse deri në Prokurorinë Themelore Publike – Tetovë për procedurë tē mëtejme”.

“Gjithashtu kemi denoncime pë prishje të rendit dhe qetësisë publike, në Gostivar pesë raste të cilat janë denoncuar dhe janë ende në hetim e sipër sa i përket kësaj çështje në moment kur do të mbarojnë hetimet do të përgatiten parashtresë përkatëse dhe ndaj përgjegjësve do të parashtrohet padi adekuate deri në PTHP- Tetovë”, tha Rexhepi.

Ndërsa sa i përket çështjes së komunikacionit gjatë verës, Rexhepi theksoi se SPB Tetovë ka përpiluar plan adekuat në rast se vjen deri te ngarkesa e shumtë e komunikacionit.

“SPB – Tetovë kryesisht stacioni i parë i kryesisë së komunikacionit rrugorë ka të përpiluar çdo vit plan adekuat ku parashihen patrullat të vendosura nëpër hyrje – dalje të qytetit, ku në rast nevoje nëse njëra pjesë e bulevardit ngarkohet komunikacioni devijohet në pjesën tjetër, që të mundësohet qarkullim i lirshëm dhe mos bllokohet komunikacioni”.

“Duke e ditur se Tetova ballafaqohet me problematikën kyçe që mund të them sa i përket kësaj çështje mungesën e numrit të parkingjeve të nevojshëm për qytetin e Tetovës për arsye se siç e dim edhe vet se në të gjitha objektet vitale si edukative, shëndetësore, kulturore, shkollore, arsimore janë të gjitha në pjesën qendrore të qytetit dhe për çdo nevojë qytetarët duhet të kalojnë nëpër pjesën qendrore të qytetit kemi mungesë të parkingjeve pra është një problem që me dekada ballafaqohet Tetova”, theksoi mes tjerash Rexhepi.

Ai gjithashtu foli edhe për gjuhën e urrejtjes dhe dhunën ndaj gazetarëve, me çka theksoi që qytetarët të jenë të kujdesshëm dhe të respektojnë rregullat ligjore./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Lajme
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Lajme
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Lajme
Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Lajme
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Kalo në kategori