Se Kosova do të jetë një të ardhme të ndritur në xhudo e tregon edhe Fationa Kasapi.

Ajo është është bërë nënkampione Ballkanike U18 në Bihaç të Bosnjës dhe Hercegovinës në kategorinë -57 kilogram.


Në ndeshjen e parë mposhti garuesen nga Rumania, Florentina Ivanescu.

Kurse në ndeshjen e dytë Fationa mposhti turken, Sila Korkmaz, ndërsa në gjysmëfinale mposhti garuesen nga Bosnja dhe Hercegovina, Andoima Regoje.

Ajo në finale u mposht nga garuesja tjetër Turke, Ozlem Yildiz, për të u stolisur me medaljen e argjendtë.

Me këtë rast nuk mungoi edhe urimi nga Driton Kuka:

"Fationa Kasapi nënkampione ballkanike. Një vajzë me talent ka filluar të vijë në shprehje, ishte në nivel të detyrës. Medalja e dytë nga Ballkaniku për kadet. Fationa me tri fitore e një humbje fitoj medaljen e parë zyrtare. Asistent Cukit urime gjithashtu". /Telegrafi/

telegrafi sport app