LAJMI I FUNDIT:

“Fat në fatkeqësi”, Kamenica me pak nxënës mund të fillojë mësimin në bankat shkollore

“Fat në fatkeqësi”, Kamenica me pak nxënës mund të fillojë mësimin në bankat shkollore

Fillimi i vitit të ri shkollor nxënësit e Komunës së Kamenicës do ti gjejë përsëri me reformë në arsim. Nga komuna thanë se kanë hapësira të mjaftueshme dhe numri i nxënësve nuk është shumë i madh.

Megjithse, janë në pritje të vendimit të Ministrisë së Arsimit, komuna e Kamenicës, thotë se kanë mjaftueshëm hapësira për të vazhduar me mësimin nëpër objekte shkollore.

Fatmir Agaj, udhëheqës i arsimit në Komunën e Kamenicës tha se për shkak të numrit të vogël të nxënësve ka mundësi që të vazhdohen fazat e reformës.


“Është fatkeqësi për Komunën e Kamenicës që ka numër shumë të vogël të nxënësve. Ky numër është duke u zvogëluar edhe më tej. Kurse për situatën në të cilën gjendemi, jemi fatlum që kemi numër të vogël të nxënësve dhe hapësirë të mjaftueshme shkollore për nxënësit. Kështu që në komunën tonë e kemi më lehtë të fillojmë procesin mësimorë në banka shkollore”, deklaroi Fatmir Agaj për RTV Dukagjinin.

Poashtu, në nivelin lokal thonë se nuk janë zmbrapsur nga plani për reformë. Në njërën prej fshatrave që nuk e ka zbatuar urdhrin e kryetarit Qendron Kastrati për reformë, në Busavatë, thonë se mësimi sidomos tash në kohë pandemie, duhet mbahet në shkollën e re, në të cilën ka investuar MASHT-i, përcjell Telegrafi.

“Është problem që pas këtyre vendimeve të qeverisë, të ketë mësim ndonjë shkollë mundësi të plotësojë kushtet për vijimin e mësimeve në mënyrë normale. Por shkolla jonë nuk e ka një problem të tillë”, ka deklaruar drejtori i shkollës “Hasan Prishtina” në Busavatë, Abedin Maliqi.

Një nga propozimet e Ministrisë së Arsimit për mbajtjen e mësimit ka qenë që nxënësit nga klasa e parë deri në të pestën të kthehen në shkollë, ndërsa për klasat nga e gjashta deri në të nëntën dhe për nxënësit, të vendosin komunat./RTV Dukagjini/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme
Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Kronika e Zezë
​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

Lajme

"Policë evropianë që vijnë të veshur si paramilitarë, si hajdutë, si bandita", Behrami kritikon përcjellësit e Thaçit

Lajme
Kalo në kategori