Fasulja më e mirë për këtë gjellë është fasulja e Tetovës Nevojiten:▪ një kilogram fasule Tetove, ▪ 3 – 4 qepë, ▪ disa thelpinj hudhre, ▪ një fletë dafine, ▪ kokrra piperi.Për çervish:▪ 300 g qepë apo presh, ▪ një lugë yndyrë apo vaj, ▪ spec i kuq, ▪ kripë, piper.Përgatitja:

Fasules i jepni një të vluar, ujin ia derdhni dhe qitni ujë tjetër. Shtoni qepën e grirë, disa thelpinj hudhre, fletën e dafinës dhe disa kokrra piper.


Kur fasulja të zihet mirë kullojani ujin fasulen rriheni mirë me garuzhdë dhe qiteni në enë me çervishin e përgatitur.

Çervishi bëhet nga 300 gramë qepë (për fasule të shijshme më i mirë është preshi), një lugë yndyrë apo vaj, spec të kuq dhe kripë e piper sipas shijes.

Piqet në furrë të nxehtë, më së miri është në enë prej dheu.

Ju bëftë mirë, - transmeton Telegrafi.