Faraoni G publikon projektin e ri “Deshu” (Video)

5:"Admin
Ripërpunimin e hiteve të dikurshme të muzikës shqiptare, po e hasim çdo ditë e më shumë.
Këngëtari Faraoni G, e ka risjellë këngën e grupit legjendar "Teleks", Qeshu në një version të ri.
Kënga më e re e tij, e shoqëruar edhe me videoklip “Deshu” është publikuar premierë në RTV Dukagjini.
Këngëtari ka thënë për emisionin “Reload” se ka marrë edhe të drejtat nga producenti Besim Baftiu, duke treguar se atij i ka ardhur mirë për këtë projekt.
Ai ka thënë se xhirimet janë bërë në plazhin e Ksamilit, nga një skuadër bukur e madhe.
Faraoni G është autori i hiteve të dikurshme, si “Sandokani” dhe “Hanife”, ndërsa projekti i tij paraprak ishte bashkëpunimi me Kastro Zizon “Jepma jepma”. /Telegrafi/
Top Lajme
BBVK
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































